fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Armët dhe municionet ilegale të konfiskuara gjatë kontrolleve të MPB-së në të gjithë vendin

Botuar

  • македонски јазик

Sot (30 janar) në periudhën nga ora 04.00 deri në orën 08.00, punonjësit policorë të Byrosë së Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer aksion kontroll në territorin e të gjithë vendit, me qëllim sanksionimin për krimet dhe veprat penale nga Ligji për Armët, Ligji për Gjuetinë, Kodi Penal etj.

“Në kuadër të kontrollit janë përcaktuar 6 vepra penale, nga të cilat 5 nga neni 396 i Kodit Penal – për prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve ose lëndëve shpërthyese dhe 1 nga neni 215 i Kodit Penal – për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike,  substanca psikotrope dhe prekursorë. Janë konstatuar 23 kundërvajtje, prej të cilave 17 me Ligjin për Armët dhe Ligjin për Gjuetinë, ndërsa 6 kundërvajtje i referohen ligjeve tjera. Janë kontrolluar 160 lokacione në territorin e të gjithë sektorëve të brendshëm, janë ndaluar 10 persona, si dhe janë privuar nga liria 5 persona të cilët nuk kanë respektuar dispozitat ligjore të lartpërmendura. Në të njëjtën kohë, gjatë kontrollit janë konfiskuar 18 copë armë dhe 111 copë municione luftarake”, njofton MPB.

Ndaj të gjithë personave që kanë kryer kundërvajtje apo krim, pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen parashtresa përkatëse.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена