Na ndiqni në:

Gostivari

E zyrtarizuar kandidatura e Fadil Zendelit për kryetar komune i Gostivarit

Botuar

  • македонски јазик

Lëvizja BESA në zgjedhjet e ardhshme lokale, për vendin e kryetarit të komunës në Gostivar do të hyjë në garë me deputetin aktual dhe nënkryetarin e partisë Fadil Zendeli. Kandidatura e tij ishte e zyrtarizuar mbrëmë në kuvendin themelues të degës në Gostivar, në prani të kryetarit të partisë Bilall Kasami, sekretarit Arjanit Hoxha dhe deputetit të presidencës qendrore, Arafat Shabani.

“17 Tetori duhet ta shënojë kërcimin e madh nga mendimi për qeveri të gabuar, deri në fazën e çlirimit të vlerave, trajtim i denjë i qytetit dhe nevojave të qytetarëve. 17 Tetor është ditë e ndryshimeve. Komunës sonë i duhen ndryshime. Komuna e Gostivarit ofron mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim lokal ekonomik, trajnim profesional kualitativ për njerëzit e rinj, të cilët ndjehen të pashpresë në qytetin e tyre në mes deponive të egra, mungesa e ujit, komunikacionit kaotik”, tha mes tjerash Zendeli.

Në kuvendin themelues për kryetar të degës së BESËS në Gostivar ishte zgjedhur Arben Ademi.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!