Na ndiqni në:

Gostivari

PTHP Gostivar ka iniciuar hetime kundër narkodilerëve

Botuar

  • македонски јазик

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dy personave nga fshati Kalishtë, të moshës 40 dhe 43 vjeçare, të dyshuar për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

“Dy bashkëpunëtorët janë gjetur në mbrëmjen e 12 prillit në afërsi të shkollës fillore në fshatin Zubovcë të Gostivarit dhe pas kontrollit personal tek i dyshuari i parë zyrtarët policorë kanë gjetur 12 pako më të vogla me kokainë me peshë totale neto 4.83 gram, ndërsa tek i dyshuari i dytë janë gjetur dy pako me gjithsej 0,77 gram kokainë”, ka thënë prokuroria.

Meqenëse ekziston rreziku që të dyshuarit të ikin, të ndikojnë te dëshmitarët apo ta përsërisin veprën penale, Prokurori Publik në Gjykatën Themelore në Gostivar ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy të dyshuarit.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена