Na ndiqni në:

Gostivari

Komuna e Gostivarit ka borxh prej 5,5 milion euro, kurse pretendon 6 milion

Botuar

  • македонски јазик

Në seancën e sotme, e dyta me radhë e përbërjes së re të Këshillit të Komunës së Gostivarit, është votuar raporti tremujor për realizimin e buxhetit, si dhe është votuar rebalanci i dytë i buxhetit për vitin 2021.

Sadri Elezi nga Departamenti i Financave dhe Buxhetit ka dhënë një sqarim para këshilltarëve për gjendjen në arkën komunale.

“Buxheti bazë i Komunës së Gostivarit deri më 30 shtator është realizuar 76%, që po ndodh për herë të parë. Pra edhe në gjendje krize për shkak të pandemisë së Covid-it kemi një realizim të lartë. Nëse vazhdojmë me të njëjtin ritëm, në fund të vitit do të kemi realizim 100%. Pjesa e borxheve të papaguara mund të duket e lartë, por komuna ka kapacitet për t’i shlyer ato, duke qenë se komuna ka detyrime të papaguara ndaj kreditorëve prej 5.5 milionë euro, dhe pretendon 6 milionë euro taksa, tarifa komunale dhe të ngjashme. Pra, nëse qytetarët, kompanitë i përmbushin obligimet ndaj komunës së Gostivarit, do të mund të shlyhet i gjithë borxhi që ka komuna dhe të mbahen 500 mijë euro. Prandaj kërkoj nga qytetarët që të paguajnë obligimet ndaj komunës, ka mundësi që të bëhet marrëveshje për shlyerje dhe me këste”, tha Elezi.

Këshilli i Komunës së Gostivarit sot ka miratuar vendim për shitjen e aksioneve në Klubin futbollistik Gostivar, të cilat janë në pronësi të komunës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!