Na ndiqni në:

Maqedoni

Oskar për oftalmologjinë në duart e Dr. Fanka Gilevska nga Sistina Oftalmologjia

Botuar

  • македонски јазик

Dr. Fanka Gilevska, oftalmologe specialiste nga Sistina Oftalmologjia, është doktoresha e parë maqedonase në fushën e oftalmologjisë e cila e merr këtë çmim prestigjoz.

Gara Ndërkombëtare e Hulumtimeve Mjekësore Medis është një garë ndërkombëtare për arritjet e jashtëzakonshme hulumtuese në nëntë vende të Europës Qëndrore dhe Juglindore dhe përfshin nëntë fusha mjekësore. E njohur edhe si “Oskarët për shkencëtarët”, këto çmime janë një mirënjohje për mjekët dhe farmacistët e shquar që, përveç punës së rregullt, kryejnë hulumtime pa të cilat nuk ka risi në mjekësi dhe farmaci, as menaxhimin efektiv të sëmundjeve.

Hulumtimi shkencor i Dr. Fanka Gilevska është rezultat i punës së përditshme në Sistina Oftalmologjinë me pacientët gjatë trajtimit me keratokonusin. Tema e studimit është “A mund të parashikohen ndryshimet në mprehtësinë vizuale dhe astigmatizmin pas kross-linking trajtimit të keratokonusit?(Are changes in visual acuity and astigmatism after corneal cross-linking (CXL) in keratoconus predictable?) e cila ishte botuar në  Arkivin e Graefes për oftalmologjinë klinike dhe eksperimentale  (Graefes Archive for Clinical and Experimental Ophthalmology).

“Spitali ynë i syve Sistina Oftalmologji ka kontribuar në njohuri dhe punë hulumtuese që nga fillimi. Nëpërmjet programit për specializim ne kontribuojmë në mjekë të rinj të ardhshëm të cilët janë baza për zhvillimin në spitalin tonë.

Hulumtimet shkencore janë pjesë e punës së rregullt të mjekëve në spital dhe garanton sigurinë dhe sukses në trajtimin e sëmundjes së pacientit.

Ne jemi veçanërisht krenar me këtë arritje të doktoreshës sonë Fanka Gilevska dhe besojmë se kjo do të jetë një frymëzim për brezat e ardhshëm të mjekëve nga spitali ynë” tha drejtori mjekësor i spitalit Dr. Zlatko Arnaudovski.

“Studimet klinike janë një mjet veçanërisht i rëndësishëm në mjekësinë e cila bazohet në prova. Ata evoluojnë trajtimet e reja, ilaçet, procedurat, metodat. Ata gjithashtu evoluojnë rezultatin e procedurave të vendosura me qëllim që të modifikojnë dhe përmirësojnë rezultatet e tyre.

Veçanërisht e vlerësoj këtë çmim sepse më jep konfirmim për mundin e dhënë , por edhe një nxitje për të vazhduar tutje. Dhe jo vetëm për këtë hulumtim, por për të gjitha hulumtimet që pasojnë. Sistina Oftalmologji është një spital ku ka shumë mundësi dhe jam me të vërtetë shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit” tha Dr. Fanka Gilevska.

Dr. Fanka Gilevska është oftalmologe specialiste fusha e së cilës me interes të veçantë është diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve tek njerëzit me diabet, kirurgji refraktive, diagnostikimi dhe trajtimi të keratokonusit.  Në vitin 2012, Dr. Fanka Gilevska mori çmimin në Kongresin Ndërkombëtar me temë “Korrelacioni midis edemës makulare diabetike dhe mprehtësisë vizuale” në Braç, ndërsa në vitin 2015 mori çmimin Zergolen Chupak për oftalmologu më i mirë i ri, me temë “LASIK – përvojat e para” në Zagreb.

Sistina Oftalmologjia është spitali i parë i syve me 4 qendra diagnostikimi në Shkup, Manastir, Gostivar, Tetovë dhe Shtip. Për më shumë se 11 vjet,  trajton në mënyrë diagnostikuese dhe kirurgjike të gjitha problemet me shikimin dhe sytë.
Sot, së bashku me partnerin kroat “Svjetlost”, që ka më shumë se 50 oftalmologë, teknologji botërore dhe mbi 140,000 ndërhyrje të suksesshme, duke pasur gjithmonë fokusin tek pacienti dhe më shumë se 400,000 mijë pacientë të kënaqur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена