Na ndiqni në:

Maqedoni

Osmani: Shumicë ka, nëpërmjet bisedimeve presim që të zmadhohet në mënyrë plotësuese

Botuar

  • македонски јазик

Shefi i diplomacisë  Bujar Osmani sot deklaroi se shumicë në Parlament ka, dhe se pritet në mënyrë plotësuese të zmadhohet.

– Shumicë ka, atë mund t’a konfirmoj, presim që me këto bisedime kjo shumicë të zmadhohet në mënyrë plotësuese dhe të jetë stabile që të mybdet në muajt dhe vitet e ardhshme të vazhdohet me këto aktivitete serioze të Qeverisë, deklaroi Osmani në pres konferencën për buxhetin e Ministrisë për punë të jashtme për vitin 2022.

Në pyetjen gazetareske cilë është ai deputet i 61 për të cilin LSDM thotë se e ka si shumicë qeveritare dhe a ëshyë ndoshta ai deputet i Aleancës për Shqiptarët, Osmani u përgjigj se shumicë ka dhe atë mundet ta konfirmojë.

Ai shtoi se nuk mundet të ketë zgjidhje konkrete pa mbaruar e gjithë paqeta e negociatave, kur, siç tha, “mendoj që vetë deputetët do të tregojnë cilët janë pjesë e shumicës dhe do ta mbështesin këtë Qeveri euroatlantike”.

Osmani theksoi se periudha e ardhshme është jashtzakonisht e rëndësishme për drejtimet strategjike të shtetit për arritjen e qëllimeve të caktuara strategjike. Sipas tij, çdo destabilizim i Qeverisë në këtë periudhë mundet në mënyrë plotësuese të ndikojë negativisht në arritjen e atyre qëllimeve dhe ta shndërrojë shtetin nga pjesë e zgjidhjes në pjesë të problemit.

  • Mendoj se askush në shtet nuk don të drejtohet gisht kah shteti si arsye të mos zgjidhjes të pyetjeve të caktuara ose, nga ana tjetër, mos fillim të negociatave me Unionin Europian, pasi nuk ishim ashtu deri tash. Edhe përkundër asaj që ishim të sfiduar në gjithë mënyrat e mundshme, edhe brenda, edhe jashtë, nuk lejuam shteti të jetë pjesë e problemit, por të jetë ana proaktive e cila mundohet të gjejë zgjidhje, theksoi Osmani i cili shtoi se konsideron se në këtë periudhë Qeveria duhet të vazhdojë siç është, kuptohet, siç tha, “me forcim të kapaciteteve të saj dhe mbështetje në Kuvend”.

Sa i përket negociatave me Alternativën, Osmani theksoi se ato bisedime janë të përbashkëta mes të gjithë partnerëve të koalicionit, por, siç tha ai, në emër të të gjithë partnerëve të koalicionit ato i drejton kryeministri, sepse, tha ai, “kemi bisedime, por detajet konkrete lidhur me programin e Qeverisë i bartë kryeministri në koordinim me ne”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена