Na ndiqni në:

Maqedoni

Dorëheqja e Zaevit nuk është e dërguar, BDI në mbledhje, opozita lajmëron qeveri të re ose zgjedhje të parakohshme

Botuar

  • македонски јазик

Zoran Zaev ende nuk e ka dërguar dorëheqjen nga funksioni i kryeministrit deri te Kuvendi, që e lajmëroi më 31 Tetor pas mbarimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

VMRO-DPMNE, që të premten në mbrëmje shpalli se ka shumicë e re parlamentare, dje morri mbështetje edhe nga koalicioni “Për ripërtëritje të Maqedonisë”. Sipas kryetarit të VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, deri të hënën do të pritet Zaevi t’a dërgojë dorëheqjen deri te Kuvendi, ndëra nëse nuk ndodh ajo, do të fillojë, siç tha, procedurë për iniciativë për dorëheqje të Qeverisë.

Për sot është lajmëruar takim i Këshillit gjeneral Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë. Lideri partiak Ali Ahmeti, pas shpalljes së VMRO-DPMNE-së se ka shumicë e re parlamentare, nëpërmjet Fejsbuk faqes së tij porositi se nuk do të veprohet as me emocion, as me eufori.

-E marr përgjegjësinë mbi vete për rezultatet e këqija nga këto zgjedhje, tha Zaev kur shpalli se jep dorëheqje edhe nga pozita kryeministër edhe nga funksioni i kryetarit të LSDM-së, por tha se do të mbetet pjesë e partisë.

Në përputhje me dispozitat statutore të LSDM, me dorëheqjen e Zaevit në dorëheqje është edhe gjithë udhëheqësia partiake.

Dorëheqja, nga ana tjetër, të kryeministrit tërheq dorëheqje të gjithë Qeverisë që duhet të jetë e konstatuar nga Kuvendi, por ai mbetet t’a kryej detyrën deri në zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare.

Sipas nenit 219 nga Rregullorja e Kuvendit, “Dorëheqja e Qeverisë ose të kryetarit të Qeverisë, dërgohet deri te kryetari i Kuvendit në formë të shkruar dhe mund të arsyetohet. Dorëheqja e Qeverisë ose të kryetarit të Qeverisë, kryetari i Kuvendit menjëherë e dërgon deri te Deputetët dhe deri te kryetari i Republikës”.

Në nenin 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e parë të ardhshme, pa inspektim, konstaton se kryetarit të Qeverisë, të Qeverisë ose të një anëtari të Qeverisë, mandati ju ndalon në ditën e mbajtjes së seancës”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski dje në takimin e partnerëve të koalicionit përsëriti se në periudhën e ardhshme do të tentojë të formojë qeveri, por nëqoftëse ekziston siguria se ajo do të jetë qeveri me kredibilitet serioz. Në të kundërt, sipas tij, e vetmja zgjidhje e drejtë janë zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!