fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Pagesa rrugore: Mbi 1000 euro në vit Gostivar – Shkup vajtje dhe kthim

Botuar

  • македонски јазик

Një postim në Twitter që është shfaqur këto ditë ka ringjallur një debat për një nga temat e përjetshme në publik – si tarifohen pagesat rrugore. Sipas njoftimit të shpërndarë nga qindra profile në rrjetet sociale, nëse një banor i Velesit punon në Shkup dhe udhëton me veturë, do të paguante mbi 58.000 denarë në vit, kur do të hiqen fundjavat dhe pushimi vjetor, shkruan PRISMA. në një artikull me titull “Hipokrizi politike me pagesat rrugore”.

Ngjashëm është edhe me qytetet e tjera që janë afër Shkupit, nga ku punonjësit udhëtojnë çdo ditë drejt kryeqyteti dhe anasjelltas. Shoferi nga Tetova do të paguante gati 39.000 denarë nëse shkonte me veturë për në Shkup dhe kthim çdo ditë pune, nga Gostivari rreth 68.000, ndërsa nga Kumanova mbi 48.000

Analiza më tej shpalos të dhënat e Bankës Botërore të vitit 2015, sipas të cilave mbledhja e pagesave rrugore merr pjesë me 0.5 përqind të PBB-së totale në vend. Nga vlera e gjithë aktivitetit ekonomik që zhvillohet gjatë një viti – prodhim, shërbime, punime, gjysma e përqindjes bie vetëm tek paratë që japim për të ngritur rampat në autostradë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена