Maqedoni
Petliçkovski: Gjendja epidemiologjike është përmirësuar, është shtuar numri i rasteve të reja tek fëmijët

“Ka një përmirësim të situatës epidemiologjike, por kjo nuk do të thotë se është mirë. Rekomandimi është që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga simptomat e rënda, hospitalizimi dhe vdekja”, tha sot kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski.
Pas seancës së rregullt të Komisionit, Petliçkovski vuri në dukje se ka rritje të rasteve të reja tek fëmijët e moshës gjashtë deri deri 14 vjeç, kryesisht tek ata që vijojnë mësimet me prezencë fizike, por nuk ka vend për shqetësim.
-Apelojmë që të respektohen fjalë për fjalë protokollet për mësim me prezencë fizike, kurse nxënësit dhe prindërit ta pranojnë testimin, nënvizoi Petliçkovski, duke njoftuar se në Shkup hapen edhe tri pika testimi shtesë – në Gjorçe Petrov, Idadia dhe Bitpazar.
Në këto pika analizat mund të caktohen nga mjeku amë.
Sa i përket vdekshmërisë, Petliçkovski informoi se shumica e të vdekurve ishin të pavaksinuar, të pavaksinuar plotësisht ose të vaksinuar me dy doza më shumë se gjashtë muaj më parë.
-Qytetarët duhet të marrin dozën e tretë, sepse nuk ka të tillë mes të vdekurve dhe shumë pak janë të shtruar në spital. Doza e tretë mbron më së shumti nga shtrimi në spital dhe vdekja. Këto ditë po shohim debate sharlatane, joprofesionale, por këto janë të dhënat që janë të verifikueshme dhe më të forta – vaksinimi me dozën e tretë është mbrojtja më e mirë, theksoi kryetari i Komisionit.
Sipas Petliçkovskit, rezultatet e para të skriningut serologjik në Shkup priten në fillim të javës së ardhshme.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij