Na ndiqni në:

Letra

LETËR nga banorë të Maleardi: nga një shahtë rrjedhin fekale në rrugë dhe para ndërtesave

Botuar

  • македонски јазик

Deri në redaksinë tonë mbërriti reagim nga banorë të lagjes së Gostivarit Maleardi për problem me të cilin thonë se ballafaqohen më shumë se një muaj. Ato theksojnë se, në vetë hyrjen e Gostivarit fekalet rrjedhin nga sistemi i kanalizimeve dhe rrjedhim përgjatë bulevardit që të dërgon drejtë Gostivarit, duke lëshuar erë të padurueshme dhe rrezik për përhapjen e infeksioneve në këto ditë të nxehta.

“Erë e padurueshme përhapet nga shahta që derdh, fekale rrjedhin si lum përgjatë bulevardit dhe para ndërtesave në Maleardi, në këtë nxehtësi përskaj pandemisë do të ngordhim edhe nga infeksion që del nga fekalet, bashkarisht edhe një gërmadhë qen freskohen në fekalet dhe ku t’a dimë pastaj çfarë dhe ku përhapin sëmundje. U lajmëruam në të gjitha institucionet publike t’a paraqitur problemin dhe nga të gjithë morrëm të njëjtën përgjigje nuk është nën kompetencat tona, kurse ja më shumë se një muaj fekale rrjedhin nëpër lagje edhe atë përgjatë bulevardit kryesor për hyrje në Gostivar. Në kohën kur të gjithë flasin për higjienë të zmadhuar, askush nuk lëviz me gisht t’a zgjedh këtë problem”, shkruajnë në reagimin banorët e Maleardi që na dërguan fotografi nga situata këtë mëngjes.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!