Na ndiqni në:

Gostivari

Nga 30 pacientë në ditë në repartin infektiv më Gostivar, gati se të gjithë negativ në kovid

Botuar

  • македонски јазик

Kjo periudhë po “vlon” me pacientë në ambulancën e repartit infektiv në Gostivar, të cilët kanë simptoma që tregojnë grip apo ftohje. Mjekët thonë se nga ata që i dërgojnë për testim, mbi 98% marrin rezultat negativ të korona virusit. Nuk ka asnjë person të vetëm të shtruar në repart. Ata që vijnë për ekzaminime nuk kanë komplikime dhe nevojë për trajtim spitalor, ndaj me terapinë përkatëse vazhdojnë trajtimin në shtëpi.

Në ambulancë bëhen rreth 30 ekzaminime çdo ditë.

“Numri i pacientëve është rritur shumë në ambulancë, nuk mund të thuhet nëse është grip sezonal apo omikron, ata që janë të dyshimtë i dërgojmë për analiza të shpejta dhe në numrin më të madh, pra 98% janë negativë për kovid dhe ne i trajtojmë si grip sezonal. Simptomat janë ethe, dobësi, dhimbje në të gjithë trupin, temperaturë, e disa kanë edhe të vjella dhe diarre”, tha Dr. Ratko Naumoski, udhëheqës i repartit infektiv   në Gostivar.

 

Për periudhën që pason dhe rreziqet e frekuencës së shtuar të njerëzve në qytet që vijnë nga jashtë, festimet dhe tubimet, mjekët vlerësojnë se rezultati do të shihet pas dhjetë ditësh. “Tek omikron lexojmë se inkubimi është më i shpejtë, nga 3 deri në 5 ditë, por këtu do të presim dhe do të shohim për dhjetë ditë, 2 javë sa do të jetë numri i të infektuarve rishtas në Gostivar. Dje në Maqedoni tashmë ishte një numër i madh, mbi 1.150,  kurse në Serbi shifrat janë rekord . Prandaj do të apeloj që të vendosen maska, të ruhet distanca dhe higjiena, këto janë gjërat më të lehta dhe më të rëndësishme që mund t’i aplikojnë të gjithë që të mos kemi frikë se virusi do të përhapet sërish”, tha Dr. Naumoski.

Javën e kaluar në Gostivar janë regjistruar gjithsej 14 të sapo infektuar, ndërsa dje 4.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена