Na ndiqni në:

Gostivari

Personi 23 vjeçar që ka ndërruar jetë nga Gostivari nuk ka pasur sëmundje kronike dhe nuk ka qenë i vaksinuar kundër kovidit

Botuar

  • македонски јазик

Javën e kaluar në raportin e Ministrisë së shëndetësisë si të vdekur kanë qenë të evidentuar pacientë nga Gostivari në moshën 23 dhe 37 vjeçare. Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për qytetarë të rinj, u drejtuam deri tek institucionet për më shumë detaje në lidhje me këto raste. Sipas informacioneve që i fituam nga Instituti për shëndet publik, dy personat kanë qenë të paraqitur me qytet të banimit Gostivar, nuk kanë qenë të vaksinuar kundër kovidit, kurse kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Personi 37 vjeçar ka pasur sëmundje kardiovaskulare, përderisa te 23 vjeçari nuk kanë qenë të paraqitura sëmundje kronike.

Udhëheqësi i repartit infektiv dr. Ratko Naumoski tha se në Gostivar nuk kanë pasur raste vdekjeje në atë moshë. Pacientët me siguri kanë ndërruar jetë në ndonjë nga spitalet në Shkup.

Pacienti 23 vjeçar është personi më i ri i regjistruar si i vdekur nga Gostivari në kovid raportet e Ministrisë së shëndetësisë. Sipas statistikave zyrtare, nga fillimi i pandemisë në zonën ka pasur gjithësej 357 raste me pasoja vdekjeprurëse.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!