Na ndiqni në:

Maqedoni

Filloi paraqitja për kuponat nga 200 euro për pushime

Botuar

  • македонски јазик

Në përputhje me e Programin për mbështetje të turizmit vendas për punëtorët me të ardhura të ulëta, Ministria e ekonomisë shpalli thirrje publike për nxjerrjen e vërtetimit për shfrytëzim të kuponit për pushim të organizuar në vlerë prej 12.000 denarë.

“Qëllimi kryesor i këtyre projekteve është t’ju mundësohet personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushim vjetor, dhe në të njëjtën kohë t’ju ndihmohet qendrave turistike për zmadhimin e vëllimit të punës jashtë nga sezoni turistik. Ministria e ekonomisë do të nxjerr Vërtetim me vlerë totale prej 12.000 denarë për persona me të ardhura të ulëta që të njëjtit t’i shfrytëzojnë në Objektet hotelierike të kategorizuara për akomodim (Hotele) të vendosura në Qendrat turistike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat më herët janë të paraqitura në Ministrinë e ekonomisë.”, qëndron në thirrjen publike.

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë personat fizik të cilët janë të punësuar dhe të ardhurat e tyre mujore në familje nuk i kalojnë neto të ardhurat prej 30.000 denarë.

Paraqitja zgjat deri më 30 qershor, kurse detajet rreth dokumenteve të nevojshme mund të lexohen në  ueb faqen e Ministrisë së ekonomisë.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!