Na ndiqni në:

Maqedoni

Filloi takimi i Zaevit dhe Gashit

Botuar

  • македонски јазик

Në Klubin e deputetëve ka filluar takimi i kryeministrit dhe liderit të LSDM-së Zoran Zaev me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, ku siç është paralajmëruar, duhet të diskutohet mundësia për kyçjen e deputetëve të Alternativës në shumicën parlamentare dhe për hyrje në Qeveri.

Takimi është paralajmëruar dje, ndërsa siç tha mbrëmë në TV 24, koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së në Kuvend, Jovan Mitreski, Zaev do të ketë takim me liderin e Alternativës dhe përfaqësues të tjerë të opozitës për të diskutuar për rritjen e shumicës së re parlamentare.

-Ato negociata do të vazhdojnë dhe cilat vende do të ofrohen për këtë, Zaev është autorizuar nga KQ i partisë dhe ne do të vazhdojmë të marrim vendime përmes organeve të partisë, tha Mitreski, duke theksuar se ka edhe deputetë të tjerë me të cilët po bisedojmë dhe të cilët në të kaluarën kanë mbështetur .

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Alternativës Skender Rexhepi, dje ka shprehur besimin se partia do të vendosë të jetë pjesë e qeverisë sepse siç tha ai, integrimi i vendit në BE është prioritet para rrëzimit të qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!