Na ndiqni në:

Maqedoni

Fillon regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave

Botuar

    Në 50 rajone regjistrimi sonte fillon Regjistrim i popullsisë, amvisërive dhe banesave. Operacioni statistikor zyrtarisht starton këtë mëngjes në ora 8, kurse do të zgjasë deri më 30 Shtator, deri kur do të zgjasë edhe online regjistrimi i diasporës, që filloi më 1 Mars. Deri tash në diasporë janë regjistruar afër 191.000 qytetarë.

    Në vendin tonë pas 20 vitesh zbatohet regjistrim i popullsisë. Herën e fundit operacion i këtillë statistikor u zbatua në vitin 2002, kurse organet kompetente tash sigurojnë se gjithçka është e përgatitur për numërimin e popullatës, amvisërive dhe banesave, me çka do të fitohet numër i saktë i popullsisë, ku saktë është e shpërndarë, fotografi për strukturën gjinore, e moshës, arsimore, ekonomike, numrin e objekteve dhe fotografi e kushteve për jetesë të popullsisë.

    Organet kompetente potencojnë se operacioni do të jetë i sigurtë duke marrë parasysh që zbatohet në kushte të pandemisë me Kovid-19 edhe atë në valën e katërt, ku periudhën e kaluar shënojmë zmadhim të numrit të të infektuarve. Thonë se regjistrimi do të zhvillohet sigurtë me respektimin e protokolleve shëndetësore dhe nuk ekziston asnjë shans për përhapjen e virusit.

    Drejtori i Entit shtetëror për statistika Apostoll Simovski dje në pres-konferencën duke e njoftuar startin e sotëm të regjistrimit theksoi se institucionet janë të përgatitura për operacionin më të madh statistikor në vend që nuk është e zbatuar gati se 20 vjet dhe ju bëri thirrje qytetarëve t’i pranojnë regjistruesit.

    – Pas gati se 20 vjet, premisa, pengesa dhe zvarritje më në fund jemi në pragun të fillojmë me punën në terren dhe me mbledhjen e të dhënave të nevojshme. Të gjitha përgatitjet janë të mbaruara. Komisionet e rajoneve regjistruese bashkë me instruktorët tanë shtetëror me sukses i kryen trajnimet e instruktorëve rajonal dhe regjistruesve dhe sot kanë dalë në terren rreth e përqark rretheve të tyre regjistruese, theksoi Simovski.

    Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq  porositi se regjistrimi do të zhvillohet në mënyrë të sigurtë dhe se regjistruesit janë të detyruar t’i respektojnë protokollet.

    -Regjistrimi do të zhvillohet në mënyrë të sigurtë, duke i respektuar protokollet shëndetësore, kurse regjistruesit janë të detyruar t’i zbatojnë në mënyrë të plotë. Nuk ekziston asnjë shans për përhapje të infeksionit. Regjistrimi do të jetë i sigurtë, me teknologjinë më të mirë, i shpejtë dhe efikas dhe inkluzive në të gjitha gjuhët, që fliten në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Askush të mos jetë i anashkaluar dhe të gjithë të marrin pjesë që t’a fitojmë fotografinë reale, theksoi Mariçiq.

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Огласи за вработување:

    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Популарно изминативе 100 дена