Na ndiqni në:

Maqedoni

Fillon regjistrimi në UKIM, të lira mbi 10 600 vende për studentët e ardhshëm

Botuar

  • македонски јазик

Në fakultetet e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup, në vitin e parë të studimeve deridiplomike në vitin shkollor 2021/2022 janë të lira gjithësej 10 678 vende.

Afati i parë për paraqitje të kandidatëve që rangohen vetëm sipas suksesit në shkollën e mesm është 31 Gusht dhe 1 Shtator 2021, kurse të atyre që rangohen sipas suksesit nga shkolla e mesme dhe kontrollit të dijenisë dhe shkathtësive është sot dhe nesër (26 dhe 27 Gusht 2021). Afati i dytë për paraqitje është 16 dhe 17 Shtator, kurse i treti më 28 Shtator 2021.

Sipas Konkursit që UKIM e paraqiti në qershor, në kuotën të rregullt, që financohen nga buxheti i qeverisë, ka vende për 5247 studentë dhe ato do të paguajnë participim prej 200 euro. Për studentë të rregulltë që do t’i kofinancojnë studimet ka 4366 vende të lira, kurse 1065 janë të lira për studentë të çrregullt. Participimi për këto dy kategori është 400 euro.

Konkursi i UKIM përmban informacione për bodimin prej suksesit nga shkolla e mesme dhe nga matura shtetërore, kriteret për regjistrim dhe për dokumentet e nevojshme për paraqitje dhe regjistrim të kandidatëve.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!