Na ndiqni në:

Gostivari

Nën hetim një 52 vjeçar nga Gostivari i kapur me 4,5 kg. heroin

Botuar

  • македонски јазик

Prokuroria ka nisur hetimet kundër 52-vjeçarit banues në Gostivar, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe pararendësve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal.

“Më datë 24.12.2021, i dyshuari ka qenë duke transportuar drogën narkotike – heroinë me peshë totale prej 4461.6 gram, për shitje pa autorizim. Ai e ka paketuar drogën në nëntë pako të veçanta dhe i ka vendosur në një çantë shpine që mbante me vete. Më pas, me marrëveshje paraprake dhe qëllim për shitje, rreth orës 20:00 në Bul. “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup është takuar me një person tjetër, tashmë të dyshuar për këtë ngjarje kriminale, të cilit i ka dorëzuar çantën e shpinës të mbushur me heroinë”, tha prokuroria.

Ata bëjnë me dije se për shkak se ekziston frika e justifikuar se i dyshuari do të përsërisë veprën, duke pasur parasysh llojin dhe sasinë e lëndës narkotike të gjetur – Heroin, e cila tregon për lidhje të vërtetuara kriminale për blerjen dhe shitjen e substancave të tilla të paligjshme dhe të rrezikshme për shëndetin, si dhe për shkak të gatishmërisë për përsëritjen e veprës penale, prokurori publik kompetent i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

ANKETIMI

По кој модел на настава треба да започне второто полугодие во училиштата?

Резултати од анкетата

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена