Maqedoni
Për shkak të borës ndalesë për kamionë në rrugën Mavrovë-Dibër dhe nëpër Strazhë

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda për shkak të reshjeve të dendura të borës është vendosur mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën Gostivar – Kërçovë nëpër qafën malore të Strazhës.
Siç ka njoftuar AMSM nga ora 03:45 në rrugën Mavrovë – Dibër, është duke u vendosur ndalesë qarkullimi për automjetet e rënda.
Më datë 15 dhjetor nga ora 10:00, rruga fsh. Balvan – fsh. Tarinci në afërsi të urës së lumit Bregalnicë, për shkak të sigurisë për pjesëmarrësit në komunikacion është e mbyllur për çdo lloj komunikacioni.
Komunikacioni në rrugën R1402 Strumicë – Mokrino – Smolari në afërsi të burimeve të Mokrinos është në ndërprerje për shkak të sedimentit të rrugës dhe vërshimeve. Ekipet e N.P. Makedonija pat po punojnë në pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë me lagështirë. Reshje bore janë shënuar në kalimin malor Strazhë dhe në Mavrovë, tha AMSM.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin