fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Mesazh i kreut të BFI-së, Fetahu me rastin e fillimit të agjërimit të Ramazanit

Botuar

  • македонски јазик

Në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, reis.ulema h. hfz. Shaqir efendi Fetai theksoi se muaji i Ramazanit është muaj i begative të shumta, rast i formimit të personalitetit tonë, të pastrimit tonë shpirtëror dhe fizik, të fisnikërimit të shpirtit, të trupit tonë, të të menduarit, të forcimit të lidhjeve tona reciproke, të kultivimit të respektit dhe të thellimit të dashurisë ndaj njëri-tjetrit.

Me rastin e ardhjes së këtij muaji të madh, i drejtohemi me lutje të Madhit Zot që të ndërpriten të gjitha konfliktet luftarake sepse në konfliktet e këtilla pësojnë njerëzit e pafajshëm, hapen plagë të pashlyera te njerëzit, që formojnë psikologji të dhunës, të urrejtjes, të vrasjes e të shfarosjes së qenies njerëzore.

“Ky muaj është edhe rast i volitshëm i pajtimit tonë, i shtrirjes së ndihmës atyre që kanë nevojë – në veçanti, të varfërve dhe skamnorëve, sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi më afër kënaqësisë dhe faljes së Allahut Fuqiplotë. Më lejoni që në emër të BFI së RMV-së dhe në emrin tim t’ju shpreh urime të përzemërta me këtë rast, me lutje Allahut Fuqiplotë që të na japë forcën e imanit, vetëdijen e lartë, vullnetin e paluhatshëm, që me përkushtimin më të madh të kryejmë agjërimin. Ibadetet dhe lutjet tona të sinqerta – në veçanti, lutjet tona për një botë në paqe e tolerancë shkojnë konform fjalëve të Muhamedit (a. s.): “O ju që keni besuar. Agjërimi është bërë obligim për ju sikur ka qenë obligim edhe për ata që ishin para jush. Për t’ju bërë më të devotshëm.”(El: Bekaretu: 183)”, theksoi Fetai në mesazhin e tij.

Në këtë muaj, thekson ai, kryejmë njërën ndër shtyllat e Islamit – agjërimin e ditëve të tij, që është obligim i deryrueshëm, ku abstenojmë nga haja dhe pija dhe punët e shëmtuara për hir të Allahut Fuqiplotë.

  • Nëpërmjet agjërimit ne dëshmojmë përkushtimin tonë ndaj Krijuesit, formojmë një vetëdije të lartë për pozicionin tonë në Tokë për të qenë në shërbim të së mirës dhe për të shmangur të keqen nga vetja dhe njerëzit në përgjithësi. Ky muaj është muaji i diturisë, sepse në të publikohet imperativi për të lexuar, për të studiuar, për të hulumtuar, për të njohur krijimtarinë e Allahut të Madhëruar. Nëpërmjet agjërimit dhe diturisë kuptojmë qëllimin kryesor të jetës, e ai është kujdesi për njeriun, i cili shprehet përmes paqes, tolerancës, humanizmit dhe solidaritetit. Në këtë mjedis të marrëdhënieve tona me Krijuesin, ne i drejtohemi Madhërisë së Tij me lutjet tona për faljen e lëshimeve, gabimeve dhe mëkateve”, ka thënë Fetahu në një mesazh me rastin e fillimit të Ramazanit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена