Na ndiqni në:

Gostivari

Dita e fundit për aplikim për banesë sociale në Gostivar – Rreth 200 qytetarë kanë kompletuar dokumentet

Botuar

  • македонски јазик

Sot (5 prill) në ora 15:30 përfundon afati për dorëzimin e aplikacioneve me dokumentacion për banim social në Gostivar. Gjatë muajit të kaluar, gjatë shpalljes, një numër i madh i qytetarëve të interesuar kanë aplikuar në Qendrën për Punë Sociale dhe kanë dorëzuar aplikacione, por vetëm disa prej tyre kanë arritur të plotësojnë dokumentet.

“Në ditët e para ka qenë një numër i madh i qytetarëve që kanë ardhur, janë interesuar dhe kanë marrë formularët e aplikimit, rreth 550. Por deri më tani rreth 200 prej tyre kanë arritur të plotësojnë dokumentacionin. Ato do të hyjnë në kategorizim të mëtutjeshëm, të cilin e kryen Komisioni i përbërë nga Ministritë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe të Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Qendrën për Punë Sociale Gostivar, duke sqaruar procedurat e mëtutjeshme që duhet të çojnë në ndarjen e banesave.

“Së pari në periudhën në vijim do të kontrollojmë dokumentacionin e dorëzuar. Ata që do ta kalojnë atë fazë do të hyjnë në një sistem elektronik të krijuar posaçërisht, i cili do të renditë familjet sipas shkallës së rrezikshmërisë dhe nevojës. “Nëse ai numër kalon 70, aq sa ka gjithsej banesa, komisioni do ta kontrollojë në terren gjendjen reale të qytetarëve, për të parë se ku dhe si jetojnë”, tha Shaqiri.

Në objektin social në Gostivar, i cili gjendet në rrugën JNA përgjatë kejit të Vardarit, 70 banesa me sipërfaqe prej 33 deri në 44 metra duhet t’u shpërndahen disa kategorive të grupeve të rrezikuara të qytetarëve: fëmijëve mbi 18 vjeç pa prindër apo përkujdesje prindërore, pra të cilët deri në moshën 18 vjeç janë përkujdesur në institucione, përfitues të ndihmës minimale të garantuar, qytetarë të prekur nga fatkeqësitë natyrore, familje me persona me aftësi të kufizuara, pjesëtarë të rrezikuar social të komunitetit rom dhe prindër vetëushqyes me fëmijë të mitur.

 

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена