Gostivari
Më shumë të shëruar se të infektuar me korona, 76 raste aktive në Gostivar

Vazhdon trendi i më shumë të shëruarve sesa të infektuarve me Kovid-19, dhe bashkë me të ulet edhe numri i rasteve aktive. Ndërkohë, në Shkup është në vazhdim skriningu për imunitet të qytetarëve, ndërsa skriningu vazhdon edhe ne shkolla.
Autoritetet presin që në periudhën e ardhshme gjendja epidemiologjike në vend të stabilizohet dhe të jemi tashmë në një kurbë rënëse të situatës epidemiologjike.
Gjatë ditës së djeshme në vend janë regjistruar 631 raste të reja me Kovid, nga 2.818 testime të kryera. U regjistruan 6 pacientë të vdekur dhe 910 të shëruar. Të sëmurë aktiv në nivel shtetëror janë 5.162, ndërsa në rajonin e Gostivarit me komunën Gostivar, Vrapçisht dhe M. Rostushë janë të sëmurë aktivi 76 persona. Dje janë konfirmuar 8 të sapoinfektuar, ndërsa 15 janë shëruar.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.880.891 testime të KOVID-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 295.712. Numri i të shëruarve është 281.582, numri i të vdekurve është 8.968.
Ndryshe, skriningu serologjik i qytetarëve në mënyrë të rastësishme për testimin e antitrupave është ende në vazhdim. Të dhënat preliminare për seroprevalencën në Shkup priten deri në fund të kësaj jave, ndërsa nga java e ardhshme edhe në qytetet tjera të vendit, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Vazhdon gjithashtu skriningu i nxënësve për Kovid-19. Ministria e Shëndetësisë njofton se po ashtu, pas përpunimit të të dhënave, popullata do të informohet me kohë për të gjeturat, si dhe për aspektet tjera të skriningut.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij