fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Më shumë polici në rrugë për fundjavën e zgjatur të festave

Botuar

  • македонски јазик

Duke pasur parasysh fundjavën e zgjatur të festave, 1 Maj dhe Bajramin, SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë dhe pa përjashtim të gjitha shenjat, rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe veçanërisht të mos nxitojnë pa nevojë, sidomos në autostradë, por edhe në rrugët tjera. që të çojnë në vendet e afërta të piknikut.

Gjithashtu apelohet drejtuesve të mjeteve që të shmangin konsumimin e alkoolit, të kenë kujdes kur dhe ku parakalojnë dhe të mos dalin në rrugë me automjete me defekte teknike, pra të pa kontrolluara.

SPB Tetovë thekson se në ditët në vijim do të intensifikohet prezenca policore në të gjitha rrugët e zonës, sepse pritet rritje e frekuencës së trafikut në tri ditët e ardhshme, veçanërisht në Ohër, Mavrovë dhe në luginën e Radikës.

Ndryshe, në aksionin e fundit të policisë në zonë, në Gostivar janë sanksionuar 18 vozitës për tejkalim të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimeve, prej të cilëve një deri në 70 kilometra në orë, si dhe 8 tejkalime në Tetovë mbrenda vendbanimeve, një nga të cilat për më shumë se 50 kilometra në orë.

 

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена