Gostivari
Zjarret në rrugën “29 Nëntori” në Gostivar: Në zbardhjen e rasteve janë përfshirë ekspertë nga Shkupi

Tre zjarre kanë ndodhur në ndërtesa të vjetra të pabanuara për më pak se një javë në të njëjtën rrugë në Gostivar – rrugicë në qendër të qytetit. Të tre në orët e mbrëmjes, të lokalizuara nga zjarrfikësit me ndërhyrje të shpejtë, pa të lënduar apo viktima, por me dyshime të ngritura nga publiku: A ka lidhje, cili është shkaku i zjarreve, nëse janë vënë me qëllim, etj.
Tre zjarret shënohen në raportet zyrtare të institucioneve. Nga atje për momentin nuk ka përgjigje më konkrete për pyetjet e përmendura, por policia njofton se në masat e ndërmarra janë përfshirë edhe ekspertë nga Shkupi.
“Në tre zjarre që janë regjistruar vitin e kaluar dhe këtë javë në të njëjtin numër, kryesisht objekte të vjetra në rrugën “29 Nëntori” në Gostivar, nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale, sasia e të cilave ende është duke u përcaktuar. Në koordinim me Prokurorin Publik, i cili ka qenë i përfshirë në këto raste që nga fillimi, janë duke u përcaktuar edhe shkaqet e zjarreve. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar po ndërmerr disa masa operative për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve të mundshëm. Masat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa në zbatimin e tyre aktivisht janë përfshirë ekipe profesionale (ekspertë) nga MPB-ja nga Shkupi.” thuhet në përgjigjen që Gostivarppress.mk e ka marrë nga SPB Tetovë në një pyetje lidhur me zjarret.
Zjarri i parë është regjistruar më 9 prill, i dyti më 11 prill dhe i fundit mbrëmë (13 prill).
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij