Na ndiqni në:

Maqedoni

Zjarret të lokalizuara, por edhe më tej aktive, angazhohet ushtria dhe helikopterë për t’i fikur

Botuar

  • македонски јазик

Zjarret që dje filluan në më shumë lokacione nëpër vendin tonë, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tej janë aktive dhe nuk është shmangur rreziku nga ndezja e sërishme e tyre dhe përhapjes. Në terren janë ekipet e zjarrëfikësve me makina dhe mekanizma, pjesëtarë të Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, dhe qytetarë që ndihmojnë.

Zjarri në Koçan që djembrëma kërcënohej të kap edhe pjesë të qytetit ende është aktiv. Nga Njësia territoriale për shuarjen e zjarreve-Koçan për MIA informuan se është i madh probabiliteti se do të lidhet me vendet të kapluara nga zjarri tek fshatrat Banja dhe Trkanje, ku kishte zjarr para disa ditëve.

Këtë mëngjes bëheshin turne në terren para se të angazhohen helikopterë për shuarjen e zjarrit.

Zjarri në Rankovce është i lokalizuar dhe i vënë nën kontroll, shpalli në Fejsbuk ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski. Është aktiv zjarri tek Staro Nagoriçane dhe janë të mobilizuar ekipe për shuarjen e tij.

Për sot është e caktuar seancë e grupit për vlerësim në të cilën do të jetë i rishqyrtuar serioziteti i situatës me zjarret dhe, siç njoftoi drejtori i Qendrës për menaxhim me situata të krizës Stojançe Angelov, nëse është e nevojshme do të jetë e propozuar të shpallet situatë krize në një pjesë të territorit ose në gjithë territorin e shtetit.

Kryetari Stevo Pendarovski në propozim të Shtabit të përgjithshëm të Armatës, e pas analizave të gjendjes, urdhëroi të shpallet alarm i të gjithë përbërjes të Armatës për menaxhim me fatkeqësitë elementare.

Ky vendim, siç njoftoi Pendarovski, kurse e sjellur me qëllim që të mundet në aksion të koordinuar me gjithë institucionet gjithë përbërja e Armatës të vendoset në dispozicion për menaxhim me zjarret në territorin e shtetit.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!