Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Persona pozitiv në kovid dhe në izolim për votim mund të paraqiten deri më 11 Tetor

Botuar

  • македонски јазик

Votuesit që janë në karantinë shtëpiake për shkak të testit pozitiv të KOVID-19 dhe votuesit të cilëve u është caktuar masë vetizolim me vendim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, kurse duan të votojnë duhet për këtë t’a informojnë komisionin komunal zgjedhor  më së voni 5 ditë para ditës së caktuar për votim, gjegjësisht deri më 11 Tetor në mesnatë.

Me dërgimin e lajmërimit deri te komisioni komunal zgjedhor, (nëpërmjet përfaqësuesit ose rrugës elektronike) komisioni përmes detyrës zyrtare i mbledh të dhënat nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor për personat që janë paraqitur për votim. Këto persona do të votojmë në shtëpitë e tyre më 16.10.2021 (e shtunë).

Votuesit i cili nuk është në mundësi të votoj në vend votim (i pafuqishëm ose person i sëmurë), kurse dëshiron të votojë, duhet t’a lajmërojë komisionin komunal zgjedhor më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim, gjegjësisht deri më 9 Tetor.

Përskaj lajmërimit deri te komisioni komunal zgjedhor personi duhet të dërgojë dëshmi mjekësore origjinale ose kopje për sëmundjen dhe dokumentacion tjetër (i specifikuar në nenin 1 nga Udhëzimi).

Vendimi për shfrytëzim të kujdesit nga pala e tretë, komisioni komunal zgjedhor e konsideron si valid edhe kur vlefshmëria e saj ka skaduar në periudhën e caktimit të zgjedhjeve e deri në momentin e paraqitjes.

Kur votuesi lajmërimin e dërgon deri te komisioni komunal zgjedhor nëpërmjet rrugës elektronike (e-mail ose nëpërmjet aplikacionit), dokumentet e nevojshme i bashkangjit tek kërkesa si bashkëngjitje të skanuara. Edhe këto persona do të votojnë në shtëpitë e tyre më 16.10.2021 (e shtunë).

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!