Sport
Dihen detajet e tifozëve në Bukuresht- pa biletë dhe byzylyk mjekësor nuk ka hyrje në stadium

Më 13 Qershor seleksioni ynë futbollistik e fillon shfaqjen historike në EURO 2020. Federacioni futbollistik rumun shpalli rregulla të detajuara për tifozët të cilët do të udhëtojnë në Rumuni si dhe për hyrje në tribunat e Arenës nacionale në Bukuresht.
Sipas raportit të fundit, Maqedonia është e vendosur në zonën e gjelbërt, që do të thotë se tifozët maqedonas mund të hyjnë në Rumuni pa test PCR ose izolim të detyrueshëm dhe qëndrimi i tyre në shtetin e Vlad Cepesh nuk është i kufizuar.
Hyrja në Arenën nacionale në Bukuresht nuk do të jetë i mundshëm pa biletë dhe byzylyk mjekësor, që do të kushtojë (5 Lei) 1 euro. Që t’a fitoni byzylykun do të duhet të bashkangjitet vërtetim për dozë të dytë të pranuar të vaksinës, dhjetë ditë nga aplikimi i dozës së dytë, test PCR negativ i vlefshëm deri në 72 orë, vërtetim për kovid-19 të kaluar ndërmjet 15 dhe 90 ditëve. Byzylyku është i domosdoshëm në garat si vërtetim se në stadium nuk ka kovid.
Për ato që i përmbushin kushtet e lartë shënuara, nëpër Bukuresht do të jenë të vendosura pika mjekësore ku tifozët do të mund të bëjnë teste antigjene të shpejta të cilat do të vlejnë një periudhë prej 24 orësh, me të cilat gjithashtu mund të fitohet byzylyku, çmimi i testit është (40 Lei) 8 euro.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij