Na ndiqni në:

Lajme

Deputetët do të deklarohen a kanë besim në Qeverinë

Botuar

  • македонски јазик

Për sot në ora 11 është lajmëruar fillimi i seancës së kuvendit në të cikën më së voni para mesnate duhet të votohet për besim ose mosbesim të Qeverisë të kryeministrit Zoran Zaev. Edhe përskaj njoftimeve për shumicë për votim të mosbesimit të Qeverisë së Zaevit, është e pasigurtë si do të kalojë votimi. Iniciativën për votim të besimit të Qeverisë me 61 votë e parashtruan partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, Levica (e Majta) dhe Besa, që ishte në koalicion me LSDM. Pas reagimit të deputetit Skënder Rexhepi Zejd nga Alternativa, nënshkrimin e vet dje nga iniciativa i tërhoqi kryetari i Levicës Dimitar Apasiev, por edhe 16 deputetë nga VMRO-DPMNE.

Për Kuvendin ta sjellë vendimin për mosbesim të Qeverisë është e nevojshme shumicë votash ng numri i përgjithshëm i deputetëve. Nëse votohet mosbesim, Qeveria është e obliguar të jep dorëheqje, parashikon Kushtetuta. Por, mbetet ta kryej funksionin deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Në seancën, siç është e parashikuar në Rregulloren për punë të Kuvendit, pas pyetjes së parashtruar për besim të Qeverisë kryhet inspektim. Të drejtë ta arsyetojë pyetjen për besim të Qeverisë ka njërk nga deputetët të cilët e kanë parashtruar pyeyjej në kohëzgjatje prej më së shumti 30 minuta. Rradhitja e deputetëve sipas grupeve të deputetëve dhe deputetë të cilët nuk janë të organizuar në grup deputetësh, e të cilët do të marrin pjesë në hetimin caktohet në marrëveshje të kryetarit të Kuvendit me koordinatorët e grupeve të deputetëve para fillimit të seancës. Deputeti gjatë hetimit mund të flas më shumë herë në kohëzgjatje prej gjithësej 15 minuta, kurse koordinatori i grupit të deputetëve gjithësej 20 minuta.

Nëse Qeverisë i është votuar mosbesim, kryetari i Qeverisë deri te Kuvendi parashtron dorëheqje në afat prej 24 orësh nga votimi i mosbesimit, thuhet në nenin 218 nga Rregullorja. Për votimin e mosbesimit të Qeverisë dhe për dorëheqjen e parashtruar, kryetari i Kuvendit menjëherë e njofton kryetarin e Republikës.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe nuk doli me qëndrim të vetin ose konstatim në lidhje me tërheqjen e 17 nënshkrimeve nga Iniciativa, si dhe a do të ndikojë në seancën e kuvendit. Paraprakisht në intervistë televizive ai potencoi se procedurat janë të qarta.

-Ka seancë të caktuar për të enjten. Seanca duhet të ketë epilog. Epilogu mund të jetë, votohet mosbesimi- bie Qeveria, nuk votohet mosbesim- nuk bie Qeveria. Pas asaj 90 ditët e ardhshme nuk mund të ketë përsëri vitin për mosbesim. Për atë është i dhënë afat prej 90 ditëve, tha Xhaferi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!