Na ndiqni në:

Receta

Propozim për drekë verore, TOP recetë për motin e nxehtë

Botuar

  • македонски јазик

Moti i nxehtë dikton ndryshime në menunë me marrjen e ushqimit më të lehtë, më pak yndyrna dhe sende ushqimore adekuate. Ju propozojmë një recetë ideale për drekë verore, ushqim që është i shijshëm dhe do t’ju ngop, kurse krejtësisht përkon me motin e ngrohtë.

Domate të mbushura me djath dhe vezë

Përbërësit:

10 domate

10 vezë

250 gr. djath

100 gr. gjalpë

100 ml. pavllakë

2 Copa hudhër

Kripë, biber i zi, magdanos

 

Përgaditja:

Së pari domateve u pritet pjesa e sipërme dhe me lugë me kujdes nxirret mesi. Anësh në tigan skuqet hudhra e imtësuar, dhe shtohet djathi i copëtuar, pavllaka, kripë dhe biber. Me këtë përbërje mbushen domatet, të cilat paraprakisht renditen në tigan të lyer. Pastaj përmbi çdo domate vendoset nga një vezë, të tërë, të pa përzier dhe pak gjalpë. Kështu të mbushura domatet piqen në furrë të nxehur rreth 20-25 minuta në 180-200 gradë. Pasi të jenë të gatshme përmbi vendoset magdanos.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена