Gostivari
Kaloni rrugën në vizëbardha! Në aksionin e fundit në Gostivar janë gjobitur 16 këmbësorë

Në zonën e gjerë të Gostivarit dje (15 shkurt) nga ora 9 deri në ora 13 është zhvilluar një aksion kontrolli për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 16 kundërvajtje.
Sipas SPB-së, shumica e tyre i referoheshin kalimit të rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, ndërsa një për mosrespektimin e sinjalistikës rrugore. Për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresa të përcaktuara me ligj. Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim të vetëdijesimit në komunikacion dhe kulturës së këmbësorëve, thotë policia.
Në Tetovë, nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 11 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, të cilat janë kapur nga shërbimi “merimangë”. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 3 drejtues mjetesh që kanë drejtuar mjetet pa dhënë provimin për patentë dhe 1 shoferë mjeti me ndalesë për vozitje.
- Maqedoni3 muaj më parë
Lëvizni akrepat e orëve sonte – fillon llogaritja verore e kohës
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi