Na ndiqni në:

Gostivari

Mirënjohje për hendbollisten Bellma Beba nga Komuna e Gostivarit

Botuar

  • македонски јазик

Hendbollistja Belma Beba, e cila vjen nga Gostivari, sot ishte mysafire në Komunën e Gostivarit në një pritje me kryetarin Arben Taravari. Për kontributin e saj në afirmimin e qytetit dhe arritjeve sportive, ajo mori një certifikatë mirënjohjeje dhe një pllakë.

“Me arritjen e Belmës na bën krenar të gjithë Gostivarin. E kam thënë disa herë që sportistët tanë janë ambasadorët tanë më të mëdhenj. Qëndrimin e saj në Gostivar e shfrytëzova për ta ftuar në komunë dhe për t’i dhënë një falënderim dhe një pllakë. Kudo që shkon thotë se është nga Maqedonia, se është nga Gostivari dhe nuk ka reklamë më të madhe se kaq. Dhe ne ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. Le të jetë kjo një nxitje, shembull për sportistët e rinj, të cilët tani kanë filluar të merren me çfarëdo lloj sporti”, tha Taravari.

Hendbollistja falënderoi për vëmendjen dhe nderimin dhe tha se sportistët e rinj duhet të punojnë shumë dhe t’i përkushtohen maksimalisht sportit.

“Shoh që në Gostivar ka shumë talente sportive. Unë do t’i këshilloja të stërviten fort, të punojnë me veten, sepse ky është çelësi i suksesit. Besoj se nëse janë këmbëngulës dhe të përkushtuar do të arrijnë sukses të madh”, tha Belma.

Hendbollin Beba e ka filluar në vendlindjen e saj në Gostivar, ndërsa karrierën e ka vazhduar në disa skuadra në Shkup, Strugë, pastaj në Turqi, Itali. Ajo aktualisht luan për Würm-mitte në Bundesligën gjermane. Ajo ishte pjesë e ekipit të hendbollit të Maqedonisë dhe kombëtares së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена