Gostivari
I vazhduar orari i punës i objekteve hotelierike në Gostivar

Këshilli i Komunës së Gostivarit ka zgjatur orarin e punës të objekteve hotelierike. Vendimi është marrë në seancën e fundit, e cila është mbajtur të premten dhe do të jetë e vlefshme për dhjetë ditë duke mbuluar periudhën e pushimeve.
Me këtë vendim, kafenetë, restorantet, piceritë, baret dhe objektet tjera hotelierike në territorin e Komunës së Gostivarit, kanë marrë dy orë më shumë orar pune.
Propozimin e ka dhënë këshilltari Goce Dimovski nga VMRO DPMNE.
“Po vijmë në periudhën e Vitit të Ri, festat e Krishtlindjeve dhe duke u nisur nga fakti se hotelierët në pandemi ishin më të prekur nga kriza, propozoj që t’u jepet orari shtesë prej dy orësh”, tha Dimovski.
Kjo nuk është hera e parë që hotelierët në zonën e Gostivarit marrin orar të zgjatur. Ky vendim është marrë dhe zbatuar këtë verë, për një periudhë rreth 15 ditë.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij