Na ndiqni në:

Maqedoni

Vazhdon pasiguria për të pavaksinuarit rreth propozim masave

Botuar

  • македонски јазик

Vazhdon pasiguria për punonjësit që ende nuk janë vaksinuar kundër Covid-19. Federata e Sindikatave të Maqedonisë (FSM) është kundër kërkesës për testimin e punëtorëve të pavaksinuar me shpenzimet e tyre, kurse për odat është e papranueshme që ndërrmarjet të paguajnë testimin për ata që nuk duan të vaksinohen. Qeveria nga ana tjetër për të pavaksinuarit do të vendosë në seancën e ardhshme.

“Ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë nuk parashikojnë një mundësi të tillë në asnjë dispozitë të tyre, përkundrazi çdo kërkesë dhe këmbëngulje e punëdhënësve lidhur me gjendjen shëndetësore të punëtorëve është shprehur rrjedhimisht në ligjet të jetë në kurriz të punëdhënësve”, thanë nga FSM.

Andaj theksojnë se nuk do të lejojnë mosrespektimin e ligjeve dhe interpretimin arbitrar të tyre, duke krijuar kështu pasiguri të plotë juridike për punëtorët dhe qytetarët.

Shoqata e Odës Ekonomike thekson se është krejtësisht e papranueshme që barra e testimit të detyrueshëm për ata që nuk duan të vaksinohen me vaksina falas t’i bjerë kompanive, pasi siç theksojnë ata tashmë janë në gjendje të keqe financiare me likuiditet i reduktuar ndjeshëm, sepse një pjesë e madhe nga përgjegjësia për të mbajtur punonjësit dhe për të mbajtur aktivitetin e biznesit në kohë krize i takon pikërisht punëdhënësve. Ata thonë se nëse Qeveria e zbaton këtë masë, atëherë koston duhet ta përballojë ajo.

– Me vaksinimin e detyrueshëm të paralajmëruar në sektorin privat, të krijohet përshtypja se problemi po kalon nga Ministria e Shëndetësisë tek subjektet zyrtare. Në kushtet kur nuk është kryer vaksinimi i plotë i personelit mjekësor, nevojitet një fushatë serioze e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës do të ndahen informacionet përkatëse për vaksinat dhe do t’u mundësohet qytetarëve që të marrin një vendim individual të bazuar në fakte, thonë nga MCC.

Ndërkohë, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, kohët e fundit sugjeroi që të gjithë punëtorët e pavaksinuar të sektorit publik dhe privat të bëjnë një test javor kundër Kovid-19, por që duhet të jetë një test i shpejtë dhe me kosto të ulët që punëtorët do ta paguajnë vetë, dhe kërkoi prej Qeverisë të ngrijë çmimet e testeve të shpejta.

Qeveria në seancën e rradhës do të vendosë për masat për të pavaksinuarit e propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, të cilat përcaktojnë që të gjithë punonjësit e sektorit publik duhet të konfirmojnë të paktën një vaksinë ose të kenë PCR test negativ, jo më të vjetër se 72 orësh i cili do të bëhet me shpenzimet e tyre. Ata që e kanë kaluar virusin do të duhet të paraqesin një vërtetim për Kovid-19 të kaluar, jo më i vjetër se 45 ditë dhe nëse nuk mund ta marrin vaksinën, duhet të kenë vërtetim nga një mjek specialist. Gjithashtu, propozohet që vaksinimi të jetë i detyrueshëm për të gjithë punonjësit shëndetësorë, kurse masat të hyjnë në fuqi 10 ditë pas miratimit të tyre nga Qeveria, në mënyrë që qytetarët të kenë kohë për t’u vaksinuar dhe 30 ditë për punonjësit shëndetësorë që ende nuk janë vaksinuar. Vendimi fillimisht ishte dashur të merrej të martën, por miratimi i tij u shty pas aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 qytetarë tanë dhe shpalljes së tre ditëve zie në vend.

Sindikatat në takim me ministrin Venko Filipçe kërkuan dy ditë pushimi me pagesë pas vaksinimit, testimi PCR për ata që nuk duan të vaksinohen të jetë në kurriz të punëdhënësit, si dhe të zgjatet deri në 15 ditë afati kur masat do të hyjnë në fuqi, në vend të 10 ditëve të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Ngjitëse. Sipas njoftimeve, kërkesat e tyre duhet të shqyrtohen në seancë të Qeverisë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!