Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Promovim i BDI-së në Gostivar të kandidatit për kryetar komune dhe listë të këshilltarëve

Botuar

    Bashkimi demokratik për integrim sonte në Gostivar mbajti promovim të kandidatëve për këshilltarë dhe për kryetar të Zgjedhjeve lokale që vijnë. Në drejtimin e tij, Nevzat Bejta, i cili do t’a kërkojë besimin e qytetarëve për njeri të parë të komunës, tha se i paraqet një kënaqësi të madhe që në zgjedhje dalin së bashku me iniciativën qytetare.

    “Për mua Gostivari nuk është karrierë politike, për mua Gostivari është dashuri. Jam falenderues që në këto zgjedhje kandidoj së bashku me ju, qytetarët e iniciativës “Gostivari që dua”, bashkë i bashkojmë forcat për komunën tonë. 50% e listës së këshilltarëve të BDI-së, janë përfaqësues të iniciativës, qytetarë të cilët janë të respektuar në komunitetin, aktivistë të organizatave qytetare, fytyra të reja dhe të freskëta dhe gjysma e tyre janë nga gjinia femërore. Ju falenderoj nga zemra që bënë partneritet me BDI-në për Gostivarin, qytet siç e duam.”, theksoi Bejta.

    Fjalimin e tij Bejta e theksoi në qëllimet që janë të nënvizuar në programin e tyre zgjedhor për Gostivarin:

    “Katër vite qytetarët ballafaqohen me qentë endacak, me ndotje nga Rusino, me kazino në çdo hap të qytetit, me kaos në trafik… Gostivari meriton shumë më mirë, meriton shumë më shumë, Gostivari meriton kryetar i cili me ekip të ri do të punojë me shumë përkushtim. Me mbështetjen nga qeveria qendrore do t’a zgjedhim problemin me qentë endacak, kurse me deponinë Rusino do të menaxhohet sipas standardeve europiane, të jetë ekologjikisht e sigurt dhe të mos ndot. Me ligjin e ri të lojërave të fatit, që BDI e propozoi në Kuvend do t’i heqim kazinot nga qendra e qytetit. Do t’a bëjmë Gostivarin të pastër, modern, qytet i gjelbërimit dhe infrastrukturë funksionale, me url të re që do t’a zgjedh kaosin e trafikut.”

    Bartës i listës së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Komunës së Gostivarit nga BDI është Afrim Aruçi.

    Сподели на:
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement
    Advertisement

    Анкета:

    Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

    Advertisement
    Advertisement
    Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

    Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

    Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

    Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

    Gostivari2 javë më parë

    Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

    Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

    KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

    Gostivari1 javë më parë

    Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

    Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

    Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

    Gostivari1 javë më parë

    I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

    Maqedoni2 javë më parë

    Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

    Gostivari1 javë më parë

    Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

    Gostivari6 ditë më parë

    Në një pjesë të Gostivarit nesër paradite nuk do të ketë rrymë

    Отворени работни места во Полог:

    Популарно изминативе 100 дена

    error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!