Gostivari
Të promovuara kabinete të reja në shkollën teknike në Gostivar

Nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollën e mesme teknike në Gostivar morën pesë kabinete të reja të pajisura për mbarëvajtjen e procesit mësimor. Këto janë kabinete për inxhinieri elektrike, elektromekanikë, arte të bukura dhe gjuhë. Me atë rast, sot shkollën e ka vizituar kryetari i komunës, Arben Taravari.
“Për mua është kënaqësi e veçantë të vizitoj shkollën e mesme teknike. Shkollat në Gostivar po marrin një pamje dinjitoze dhe mund të them se me shkollat fillore dhe të mesme jemi lider në vend, gjë që më bën veçanërisht krenar. Këtu po promovojmë pesë kabinete të reja, të pajisura në mënyrë moderne, me tabela smart dhe gjithçka tjetër që u nevojitet mësuesve dhe nxënësve. E gjithë shkolla ka ndriçim të ri, janë bërë intervenime të tjera dhe është paralajmëruar një investim prej 450 mijë eurosh, i cili do të realizohet së shpejti”, tha kryetari.
Drejtori i shkollës Besir Saliu falënderoi mbështetjen nga komuna, duke konfirmuar se në periudhën e ardhshme si administratë do të punojnë për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij
- Sport3 muaj më parë
FFM premtoi shpërblim prej rreth 4.5 milionë euro për Botërorin