Na ndiqni në:

Gostivari

Foshnja e parë e lindur në vitin 2022 në Gostivar është djalë, deri më tani 6 të porsalindur në vitin e ri

Botuar

  • македонски јазик

Siç informuam në ditën e parë të vitit 2022, nata e Vitit të Ri në Gostivar kaloi pa lindur asnjë foshnjë, por shumë shpejt u dëgjua klithma e parë e foshnjës në repartin e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Foshnja e parë në vitin 2022 në Gostivar, ka lindur më 2 janar, një orë e njëzet minuta pas mesnate.

“Vitin e ri e filluam me një fëmijë të gjallë të një nëne të dërguar nga Kërçova në spitalin tonë. Ai ka lindur më 2 janar, natën në orën 1 e 20 minuta. Në repart nga fillimi i vitit 2022 e deri më sot kanë lindur gjashtë foshnja”, ka njoftuar dr. Agim Jakupi, udhëheqës i repartit.

Në Gostivar në vitin 2021 ka pasur gjithsej 530 lindje, për dallim nga viti 2020 kur kanë lindur 583 nëna. Tendenca rënëse e lindjeve fatkeqësisht vazhdon.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена