fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Punëtori në Mavrovë për mundësitë dhe sfidat e parqeve nacionale

Botuar

  • македонски јазик

Si parqet nacionale në vend të kapërcejnë sfidat dhe problemet me të cilat përballen dhe të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm i zonave të mbrojtura. Këto ishin disa nga temat e diskutuara në punëtorinë e organizuar nga Shoqata Maqedonase Çivning që u mbajt në Mavrovë.

Në punëtori morën pjesë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Rejçell Gallovej.

“Mbrojtja e natyrës është një nga prioritetet më të mëdha të Ministrisë sonë, por edhe vizioni im personal se si duhet të jetë zhvillimi socio-ekonomik në të ardhmen në vendin tonë. Në dy vitet e fundit, për herë të parë në historinë e pavarësisë, arritëm të shpallim parkun e ri nacional të Malit Sharr dhe një sërë zonash të tjera të mbrojtura, duke rritur përqindjen e zonave të mbrojtura në vend nga 8.9 në 13.9 për qind. Por procesi i shpalljes pasohet nga procesi i duhur i menaxhimit. Ne si vend kemi një traditë të menaxhimit të zonave të mbrojtura prej mbi 70 vitesh, por duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të punojmë më shumë në përmirësimin e vetë mbrojtjes, si dhe në modernizimin e mënyrës së funksionimit dhe shfrytëzimit të potencialeve zhvillimore të këtyre zonave”, tha ministri.

Në këtë manifestim foli edhe drejtori i Parkut Nacional “Mavrovë”, Samir Ajdini, i cili prezantoi sfidat dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm të parkut në fusha si turizmi alternativ, digjitalizimi, arsimi e të ngjashme.

Qëllimi i seminarit është të hartojë sfidat me të cilat përballen parqet nacionale, si bazë për hartimin e aktiviteteve të projektit që do të kontribuojnë në menaxhimin më të mirë të tyre, mbrojtjen më të mirë të vlerave natyrore, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura në të ardhmen.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена