Gostivari
Është shpallur thirrja për banesat sociale në Gostivar -detaje për dokumentet, aplikimin, kriteret

Siç ishte e paralajmëruar, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot ka shpallur thirrjen publike për shpërndarjen e 70 banesave sociale në Gostivar në objektin e ndërtuar për atë qëllim në rrugën “JNA”.
Apartamentet kanë një sipërfaqe prej 33 deri në 44 metra katrorë dhe mund të aplikojnë qytetarët e kategorive vulnerabël në vijim: fëmijët mbi 18 vjeç pa prindër apo përkujdesje prindërore, pra që deri në moshën 18 vjeç janë përkujdesur në institucione, shfrytëzuesit e ndihmës minimale të garantuar, qytetarët e prekur nga fatkeqësitë natyrore, familjet me persona me aftësi të kufizuara, anëtarët e rrezikuar social të komunitetit rom si dhe prindërit vetëushqyes me fëmijë të mitur.
Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose transkript i vërtetuar në noter dhe nuk mund të jetë më i vjetër se 6 muaj, me përjashtim të dokumenteve që shënohen nga organi kompetent si të përhershëm.
Për personat që nuk janë në gjendje të plotësojnë vetë dokumentacionin e nevojshëm, Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale në Gostivar do të ofrojë ndihmën e nevojshme për të siguruar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, thuhet në njoftim.
Detajet për dokumentacionin e kërkuar, kriteret etj jepen në: Thirrje për banesa sociale – Gostivar 2022.
- Gostivari2 muaj më parë
Mario Krajoski nga Gostivari me medalje të artë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës
- Gostivari3 muaj më parë
KONKURS për poezi nga autorë të rinj nga Gostivari
- Аrgëtim3 muaj më parë
“KODA” fitoi “Oscar” për filmin më të mirë – “Dina” me më shumë statuja
- Gostivari3 muaj më parë
Promovim i përmbledhjes së re me poezi të Erol Tufan nga Gostivari
- Maqedoni2 muaj më parë
Një arrushë e lënduar është duke vrapuar në rrugën Dibër – Mavrovë
- Gostivari3 muaj më parë
Гостиварското основно музичко училиште прослави патронат
- Maqedoni2 muaj më parë
Nga nesër do të hiqen të gjitha masat epidemike për hyrje në Serbi
- Gostivari2 muaj më parë
Arrestohet një person në Gostivar i cili ka sulmuar dashnoren e tij