Na ndiqni në:

Maqedoni

Rritje e numrit të personave të cilët për herë të dytë janë infektuar me koronë

Botuar

  • македонски јазик

Në periudhën prej 25 deri 31 Tetor në vendin tonë janë bërë gjithësej 20.976 teste për kovid, kurse janë regjistruar 2.804 raste të reja pozitive, që është zmadhim prej 3,7% në krahasim me javën e kaluar. Të dhënat janë të shënuara në raportin javor të Institutit për shëndet publik. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (1.293). Në Gostivar gjatë periudhës së lartëpërmendur janë konfirmuar 8 raste të reja, kurse numri i të sëmurëve aktiv është 23.

Me status “të shëruar” javën e kaluar janë marrë 2.205 persona të cilët kanë qenë të hospitalizuar ose në mjekim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar janë paraqitur 38 reinfektime, zmadhim prej 5,6% në krahasim me javën paraprake. Janë paraqitur 71 raste vdekjeje në 20 qytete gjatë javës së kaluar, pjesa më e madhe e tyre janë nga Shkupi (18). Numri më i madh (58) i të vdekurve u takojnë grup moshës mbi 60 vjet, kurse janë regjistruar persona të vdekur edhe tek grup mosha prej 50-59 vjet (5), 40-49 vjet (5), 30-39 vjet (2) dhe prek 10-19 vjet (1 person).

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!