Na ndiqni në:

Maqedoni

Rritje e harxhimeve të jetës- më së shumti janë shtrenjtuar, çokollatat, mjalti, vaji, buka

Botuar

  • македонски јазик

Sipas të dhënave të dhënave të Entit shtetëror për statistika, indeksi i harxhimeve të jetës në Tetor 2021, në krahasim me muajin e kaluar , është 100.5, kurse indeks i çmimeve në pakicë 100.0.

Rritje e indeksit të harxhimeve të jetës në Tetor 2021, në krahasim me muajin e kaluar, është vërejtur tek sheqeri, marmelata, mjalti, çokollatat dhe produktet e ëmbëltoreve për 2.5%, vaji për 2.3%, buka dhe drithërat për 1.8%, mishi për 1.7%, produktet ushqimore, të pa përmendura në vend tjetër për 1.2%, qumështi për 0.7%, djathi dhe gjiza për 0.5%, peshku dhe frutat e detit, punët e nxehta për 0.3%.

Në tetor, gjithashtu, rritje e indekseve të harxhimeve të jetës është shënuar edhe te gazi për amvisëri për 9.2%, karburantet e lëngshme për amvisëri për 5.2%, karburantet dhe vaje për automjete personale për 4.3%, restorantet, kafeteritë dhe ngjashëm për 2.0%, këpucëve për 1.6%, shërbimeve shtëpiake dhe shërbimet për amvisëri për 1.5%, shërbimet për mirëmbajtje dhe rregullime të vendbanimeve, karburantet e ngurta për amvisëri, stoli, orë për 1.1% etj.

“Zvogëlimi i indeksit të harxhimeve të jetës në Tetor 2021, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur tek perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç patateve dhe te rrënjët e tjera për 2.9%,  frutat e freskëta dhe të ftohta për 2.0%, birra për 1.0%, uji mineral, pijet e gazuara, lëngjet e frutave dhe perimeve, vera për 0.2%. Gjithashtu, zvogëlim të indekseve të harxhimeve të jetës është shënuar edhe tek transporti ajror dhe ujor për 13.3%, paketë aranzhmanet turistike për 6.4%, biçikletat për 1.3%, librat për 1.1%”, thekson Enti shtetëror për statistika.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Анкета

Дали ги поддржувате предлог мерките за вработените во јавните институции (сертификат за вакцина, ковид-тест или потврда за прележаност)?

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!