Na ndiqni në:

Zgjedhjet Lokale 2021

Reaksion i ASH: Përgjegjësit për tragjedinë në Tetovë bëjnë fushatë dhe kërkojnë edhe një mandat

Botuar

  • македонски јазик

Aleanca për Shqiptarët sot në pres konferencë reagoi në lidhje me zjarrin në spitalin modular në Tetovë. “Kaluan tre javë nga fatkeqësia e madhe në Tetovë. Tre javë pasi 14 njerëz u dogjën të gjallë nën çatinë ku kishin shkuar për t’u shëruar. Edhe sot e kësaj dite pas tre javësh pasi u dogj spitali modular nuk ka asnjë shenjë të lëvizjes së ndërgjegjes të atyre të cilët në mënyrë direkte janë përgjegjës për këtë tragjedi. Fushata zgjedhore i ka përfshirë të gjithë, përsëri duke dëshmuar se qytetari për qeveritarët paraqet vetëm vegël për mbledhje të votave dhe vazhdimin e epokës së qeverisjes së tyre të pasuksesshme. Edhe njëherë dëshmuan se dora e tyre kah qytetari shtrihet vetëm kur duhet t’ju vidhet nga xhepat, t’ju vidhen ëndrrat, ardhmëria… Kjo është e pafalshme dhe duhet të dënohet!

Tre protagonistët në fatkeqësinë e rëndë të cilët sot duhej të përgjigjen para organeve të drejtësisë, Ministrisë së drejtësisë, Venko Filipçe, zëvendës ministrin, Ilir Hasani, bashkë me Drejtorin e spitalit Florim Besimi, jo vetëm që nuk dhanë dorëheqje, si akt moral, por ato edhe vazhdojnë me aktivitetet e tyre në këtë fushatë zgjedhore, duke shkuar nëpër lagjet tek qytetarët dhe duke ju premtuar jetë më të mirë, duke e kërkuar votën e tyre që edhe një mandat t’i shumëzojnë me zero, ose Zoti të na ruaj, në një mënyrë ose tjetër t’i djegin të gjallë përsëri. Të nderuar qytetarë, ne si parti politike, bashkë me ju, nuk do të lejojmë mashtrimi të reciklohet në këtë mënyrë, të paketohet dhe të na shërbehet përsëri sikur nuk ka ndodhur gjë. Ne nuk do t’i harrojmë 14 trupat e djegur, as dhimbjen e 14 familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, as papërgjegjësinë të funksionarëve atë ditë, të cilët edhe sot pas tre javësh pa pikë turpi vazhdojnë të fotografohen, vazhdojnë me kampanjë në mënyrë aktive për turpin e tyre dhe dhimbjen tonë.”,, tha në pres konferencën Vjollca Berisha kryetare e Forumit të grave të ASH.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Анкета:

Дали треба да се скрати работното време на администрацијата во петок на 4 часа?

Advertisement
Advertisement
Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

Rezultate nga votimi për Këshillë të Gostivarit

Gostivari2 javë më parë

Tre raste të reja të konfirmuara të korona virusit në Gostivar, në shtet 344

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Bejta: Për vetëm 100 ditë Gostivari do të jetë komunë e pastër, ja 24 projektet e para

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim përmbyllës i BDI-së: Do t’a kthejmë Gostivarin në rrugën e duhur

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Në Gostivar për votim janë paraqitur 146 të sëmurë dhe të pafuqishëm, votues në karantinë nuk ka

Zgjedhjet Lokale 20212 javë më parë

Taravari në tubimin në Çajlë: Gjithkund jemi të mirëseardhur pasi kemi qëllime dhe nijet të pastër

Gostivari2 javë më parë

Shoferët t’ju japin përparësi këmbësorëve në kalimet e shënuara, apel nga policia e Gostivarit

Zgjedhjet Lokale 20216 ditë më parë

KSHZ: Taravari 15.724 vota, Bejta 13.190

Gostivari7 ditë më parë

Gostivarasit zgjedhin kryetar dhe përbërje të Këshillit komunal

Zgjedhjet Lokale 20211 javë më parë

Tubim qendror i ASH/A: Gostivari u bë model i suksesit, kërkojmë besim që të vazhdojmë me punë efikases

Gostivari1 javë më parë

I arrestuar një gostivaras i cili i ka sulmuar bashkëshorten dhe vajzën

Maqedoni2 javë më parë

Filipçe: Prej nesër do të kërkohet pëlqimi nga prindërit për skriningun, apeloj që të pranojnë

Gostivari7 ditë më parë

Policë në Gostivar kanë shkrepur në ajër që të qetësojnë përleshje dhe sulm

Отворени работни места во Полог:

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!