Na ndiqni në:

Gostivari

Reagim i komunës: Qeveria nuk dha asnjë cent për Gostivarin nga 9,9 milion euro

Botuar

  • македонски јазик

Nga 9.9 milionë euro mjete për realizimin e projekteve infraskuturore nga programi i TAV-Maqedoni, Gostivari nuk mori asnjë cent, reagojnë nga drejtoria lokale.

“Qeveria tha se vazhdon të punoj për zhvillim të barabartë rajonal, megjithatë në terren punon ndryshe. Me 9.9 milionë euro do të financohen ndërtimi i rrjeteve të ujësjellësit, kanalizimeve, rikonstruktim i rrugëve dhe institucione arsimore. Edhe pse Gostivari konkuroi me disa projekte, asnjëri prej tyre nuk u pranua nga Qeveria. Gostivari është i përfshirë me 30 milion denarë, për spitalin! E vetmja Komunë ku investohet në spital, institucion që nuk është në kompetencë të Komunës dhe për të cilin duhet të kujdeset Ministria e shëndetësisë. Me këtë gjest, pushteti qendror, Gostivarin dëshiron ta nxjerrë keq në prag të zgjedhjeve lokale për gjoja se në komunën e vetme urbane e cila udhëhiqet nga opozita shqiptare, mungojnë investimet. Gostivarasit nuk duan asfalt, ujësjellës dhe kanalizim parazgjedhor, pasi të gjitha nevojat e tyre edhe përskaj pengesave nga Qeveria, janë përmbushur. Sukseshëm e nisëm dhe ashtu e mbyllim mandatin katërvjeçar. Me gostivarasit jemi gati dhe do ta fitojmë edhe një mandat tjetër të suksesshëm.”, theksohet në reagimin.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!