fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Rajoni i Gostivarit ka 258 të infektuar aktiv me koronavirus

Botuar

  • македонски јазик

Numri i rasteve aktive me koronavirus në vend po rritet çdo ditë. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Shëndetit Publik, numri i tyre në vend ka arritur në 18.498, nga të cilët më shumë se gjysma – 9.714 janë në Shkup. Po rritet edhe numri i riinfektimeve. Nga 6.353 analiza të kryera, ditën e djeshme janë regjistruar 2.051 raste të reja me Kovid-19, nga të cilat 276 të riinfektuar, shtatë vdekje dhe 747 pacientë të shëruar.

Në Gostivar janë konfirmuar 43 të sapoinfektuar dhe 18 të shëruar, duke e çuar numrin e të sëmurëve aktiv në 258.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID-19 në vend që nga fillimi i epidemisë është 249.704, numri i të shëruarve është 223.053, ndërsa numri i të vdekurve është 8.153.

Në komunat Gostivar, Vrapçisht dhe Mavrovë Rostushë janë regjistruar gjithsej 8.413 kurora pozitive, 7.753 të shëruar dhe 402 të vdekur.

Në raportin e fundit të Institutit të Shëndetit Publik thuhet se përqindja e të testuarve pozitivë në vend është mesatarisht 24.4%.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена