fbpx
Na ndiqni në:

Maqedoni

Të regjistruara 1.254 raste të reja me KOVID-19, 21 të vdekur

Botuar

  • македонски јазик

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 5.082 analiza dhe janë regjistruar 1.254 raste të reja me KOVID-19. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 21 të vdekur dhe 28 të shëruar.

Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, nga numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Shkupi janë 655, Manastiri 87, Kumanova 55, Tetova dhe Kavadari 46, Prilepi 40, Velesi 33, Shtipi 31, Strumica 30, Gjevgjelia 29, Gostivari 25, Negotinë 23, Kërçovë dhe Sveti Nikollë 19, Ohër dhe Koçan 17, Resnja dhe Kriva Pallanka 12, Bogdanci 9, Vinica 8, Struga 6, Radovishi dhe Dibra nga 5, Dellçeva 4, Krusheva, Makedonski Brod dhe Pehçeva 3, Berovë, Vallandovë, Kratovë dhe Demir Hisar nga 2 dhe Probishtip, Makedonska Kamenica, Demir Kapi dhe Dojran nga 1.

Nga numri total i rasteve pozitive janë regjistruar 169 riinfeksione.

Nga 21 persona të vdekur të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, 7 janë nga Shkupi (65, 79, 82, 83, 84, 85 dhe 90), 3 nga Kavadari (64, 72 dhe 87) dhe Strumica (54,62 dhe 75), 2 nga Prilepi (72 dhe 82) dhe nga një i vdekur nga Kumanova (87), Manastiri (78), Tetova (73), Kërçova (80), Struga (66) dhe Negotina (63). Të gjithë të regjistruarit vdiqën në spital.

Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, nëntë ishin të vaksinuar plotësisht dhe 20 kishin sëmundje shoqëruese.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.785.054 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 268.191, numri i të shëruarve është 239.694, numri i të vdekurve është 8.383, ndërsa numri i rasteve aktive është 20.114.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена