Na ndiqni në:

Maqedoni

Të regjistruar 33 pacientë me omikron dhe disa me fluron, aktive janë 6.818 raste me kovid

Botuar

  • македонски јазик

1.375 raste të reja me Kovid-19, dy vdekje dhe 217 pacientë të shëruar janë regjistruar në raportin e publikuar dje nga Instituti i Shëndetit Publik pas 7.188 testimeve. Varianti omikron i virusit u zbulua në 33 pacientë, duke përbërë 59 përqind të mostrave pozitive. Në vend janë zbuluar edhe rastet e para të fluoronit (kombinimi i gripit dhe Kovid-19).

-Nga 56 mostrat që ishin pozitive për SARS CoV2, 33 ishin pozitive për variantin Omikron të virusit. Ky variant është zbuluar te 16 pacientë nga Shkupi, 10 nga Ohri, katër nga Tetova, dy nga Kavadari dhe një nga Koçani. Kombinimi i dy viruseve Influenza A dhe SARS CoV 2 është zbuluar njëkohësisht te tre pacientë nga Shkupi, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Paraprakisht u raportua se edhe një pacient 26-vjeçar nga Komuna e Zajasit është konstatuar me infeksion të kombinuar me virusin e gripit dhe Kovid-19. Sipas anketës epidemiologjike, pacienti me koinfeksion Kovid19/Influenza A, pak para datës 31.12.2021 është kthyer nga SHBA dhe sipas tij ka marrë një vaksinë për Kovid-19, pra është rivaksinuar disa ditë para se të mbërrinte në vend. Pacienti është referuar për mjekim shtëpiak, pasi deri më tani nuk ka pasqyrë të rëndë klinike, informojnë nga Ministria.

Sipas autoriteteve, vaksinimi kundër Kovid-19 mbetet e vetmja rrugëdalje nga pandemia. Aktualisht në vend ka 6.818 raste aktive me Kovid.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена