Na ndiqni në:

Gostivari

Rindërtim i rrugës lokale nga Zubovca deri në autostradën Gostivar-Tetovë, Boçvarski dhe Shabani në inspektim

Botuar

  • македонски јазик

Filloi rindërtimi i tërësishëm i rrugës lokale që e lidh fshatin Zubovc me autostradën Gostivar-Tetovë. Ky projekt realizohet nëpërmjet Ministrisë së transportit dhe lidhjeve në kuadër të projektit për sanim të rrugëve lokale dhe rrugë në të gjitha komunat nëpër shtetin tonë.

Ministri Bllagoj Boçvarski sot kreu inspektim të punëve, bashkë me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani me të cilin më parë kishin takim pune dhe nënshkruan kontratë për ndërhyrjen.

“Punohet për drejtimin rrugor nga 2 kilometra që pres të jetë i përfunduar për rreth shtatë muaj. Rindërtimi i këtij drejtimi rrugor ishte me kërkesë të banorëve dhe besoj që me sanimin e tij do të sigurohet komunikacion më i mirë i këtyre vendeve të banuara por edhe siguri më të madhe. Do të doja të theksoj se në këtë moment me komunën punojmë edhe në rindërtimin e rrjetit të furnizimit me ujë për fshatin Vrapçisht, projekt i vlefshëm 20 milion denarë. Nëpërmjet këtij projekti kryhet zgjerimi i rrjetit të furnizimit me ujë me qëllim që të mbulohen të gjitha pjesët e fshatit në kuadër të fushëveprimit urban, dhe në përputhje me planin e ri urbanistik për fshatin Vrapçisht. Një nga projektet e rradhës është rruga që i lidh me Gallate, gjithashtu drejtim rrugor i rëndësishëm që do të sjellë për infrastrukturë më të mirë dhe më kualitative të të gjithë banorëve në këtë rrethinë”, thotë Boçvarski.

Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani theksoi se rindërtimi i rrugës në Zubovc do të thotë siguri më të madhe për qytetarët, që do të kalojnë nëpër drejtimin rrugor dhe lajmëroi se në periudhën në vazhdim do të vazhdojnë investimet në infrastrukturën e shumicës së vendbanimeve.

Сподели на:
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени работни места во Полог:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!