Na ndiqni në:

Lajme

Rezultatet e ADN analizës pritet të jenë të gatshme për disa ditë, deklaroi drejtori i shërbimit hetimor bullgar

Botuar

  • македонски јазик

Për disa ditë pritet të jenë të gatshme rezultatet e ADN  analizës, që me siguri të identifikohen viktimat e aksidentit në autostradën “Struma” në Bullgari, deklaroi drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar Borisllav Sarafov duke theksuar se së bashku me kolegët maqedonas e kanë specifikuar mënyrën në të cilën do të punohet hetimi për aksidentin.

Në vendin e aksidentit, Sarafov dhe zëdhënësja e prokurorit publik Shijka Mileva kanë biseduar me prokurorin publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski dhe shefen e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska.

“Bullgaria pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të dërgojë material biologjik nga familjarët e të vdekurve në autobusin e djegur në autostradën Struma për të përfunduar punën në analizat e ADN-së”, deklaroi Sarafov.

Ai tha se viktimat dhe dëshmitarët okularë po merren në pyetje, por ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Tre autobusët e tjerë, sqaroi Sarafov, kanë lëvizur 15-20 minuta para atij që ka marrë flakët, si dhe se në të ka pasur edhe shofer të dytë, por nuk dihet nëse është në mesin e të mbijetuarve.

Autobusi ishte relativisht i ri, rreth tre vjet dhe do të ketë një ekspertizë komplekse mjeko-ligjore dhe teknike.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена

error: Содржината е сопственост на Gostivarpess.mk!