Поврзи се со нас

Вести

Rusia pushtoi Ukrainën, shpërthime u regjistruan pothuajse në të gjithë vendin

Објавено

на

Forcat ruse qëlluan sot me raketa disa qytete në Ukrainë dhe vendosën forca në brigjet e saj jugore, thanë zyrtarët ukrainas pasi presidenti Vladimir Putin miratoi, siç tha ai, se ishte një operacion special ushtarak në lindje.

Së shpejti pasi Putini foli në televizionin shtetëror rus, shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të shtënat shpërthyen pranë aeroportit kryesor të kryeqytetit, njoftoi agjencia e lajmeve Interfaks, dhe sirenat u dëgjuan mbi qytet.

“Putini sapo ka filluar pushtim të plotë të Ukrainës. Qytetet paqësore të Ukrainës janë sulmuar”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba në Twitter. “Kjo është një luftë agresive. Ukraina do të mbrohet dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Është kohë për të vepruar “.

Duke reaguar ndaj pushtimit të cilin SHBA-ja e pret me javë, presidenti Xho Bajden tha se lutjet e tij ishin për popullin e Ukrainës “ndërsa vuante një sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse”.

Rusia ka bërë thirrje për t’i dhënë fund zgjerimit të Nato-së në lindje, ndërsa Putini ka përsëritur pikëpamjen e tij se anëtarësimi i Ukrainës në Aleancën Atlantike të udhëhequr nga SHBA-ja është i papranueshëm.

Ai tha se e miratoi aksionin ushtarak pasi Rusia nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të mbrohej kundër asaj që ai e quajti “Ukraina e sotme, një shtet me 44 milionë banorë”.

“Rusia nuk mund të ndihet e sigurt, të zhvillohet dhe të ekzistojë me kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet territori i Ukrainës moderne”, tha Putin. “E gjithë përgjegjësia për gjakderdhjen do të jetë në ndërgjegjen e regjimit në pushtetit në Ukrainë.

Shtrirja e plotë e operacionit ushtarak rus nuk ishte menjëherë e qartë, por Putini tha: “Planet tona nuk përfshijnë pushtimin e territoreve të Ukrainës. Ne nuk do të imponojmë asgjë me dhunë”.

Duke folur ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbante një takim urgjent në Nju Jork, Putin tha se kishte urdhëruar forcat ruse të mbrojnë popullin dhe i bëri thirrje ushtrisë ukrainase të dorëzonte armët.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia kishte nisur sulme me raketa ndaj infrastrukturës dhe forcave kufitare të Ukrainës dhe se shpërthime ishin dëgjuar në shumë qytete. Ai tha se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme dhe se kishte folur në telefon me presidentin amerikan Jo Bajden. Rezervistët janë mobilizuar dje.

Mediat raportuan se qendrat e komandës ushtarake në Kiev dhe qytetin verilindor të Harkovit u goditën nga raketa ndërsa trupat ruse hynë në qytetet portuale jugore të Odesa dhe Mariupol.

Tre shpërthime të forta u dëgjuan më vonë në Mariupol.

Separatistët e mbështetur nga Rusia thonë se kanë nisur një ofensivë në qytetin Sçestia të kontrolluar nga Ukraina në lindje, dhe shpërthime kanë tronditur qytetin separatist Donjeck në Ukrainën lindore.

Disa orë më parë, separatistët i kishin bërë thirrje Moskës që të ndihmonte në ndalimin e agresionit të supozuar ukrainas – një pretendim që SHBA e kanë hedhur poshtë si propagandë ruse.

Bajden tha se Putin kishte zgjedhur luftë të paramenduar që do të sillte humbje katastrofike të jetëve dhe vuajtje njerëzore.

“Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, ndërsa SHBA-ja dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do ta konsideroj Rusinë përgjegjëse”, tha ai.

Megjithëse ai përjashtoi mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në terren në Ukrainë, ai tha se do të shpallte sanksione shtesë ndaj Rusisë nga sot, me masa financiare të inluadruara këtë javë.

Sekretari i Përgjithshëm i Nato-së, Jens Stoltenberg ka dënuar ashpër “sulmin e pamatur dhe të paprovokuar” ndaj Ukrainës dhe tha se aleatët e Nato-së do të takohen për të zgjidhur pasojat e “veprimeve agresive” të Moskës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh i bëri thirrje Putinit në momentin e fundit që t’i japë fund luftës “në emër të njerëzimit” pasi udhëheqësi rus njoftoi operacion ushtarak.

“President Putin, në emër të njerëzimit, ktheni forcat tuaja në Rusi”, tha Guteresh pas një takimi të Këshillit të Sigurimit. Pasojat e luftës do të ishin katastrofale për Ukrainën dhe me ndikim të gjerë për ekonominë globale, tha ai.

Ambasadori i Rusisë në OKB tha se vendi i tij nuk ishte agresiv ndaj popullit ukrainas, por ndaj “juntës” në Kiev.

Granatimet janë intensifikuar që nga e hëna, kur Putini njohu dy rajonet separatiste si të pavarura dhe urdhëroi vendosjen e asaj që ai e quajti një forcë paqeruajtëse, një lëvizje që Perëndimi e ka quajtur fillim i pushtimit.

Në përgjigje të deklaratës së Putinit të hënën, vendet perëndimore dhe Japonia vendosën sanksione ndaj bankave dhe individëve rusë, por braktisën masat më të ashpra deri në pushtimin.

Shtetet e Bashkuara kanë rritur presionin të mërkurën duke vendosur sanksione ndaj një kompanie ruse që ndërton gazsjellësin Nord Stream 2 dhe zyrtarëve të saj të korporatës.

Gjermania të martën ngriu miratimet për gazsjellësin, i cili është ndërtuar por nuk funksionon, për shkak të shqetësimeve se mund të lejojë Moskën të shantazhojë Evropën me furnizimet e saj energjetike.

Сподели ја веста:

Претседателски избори

Маркетинг

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Огласи за вработување:

Гостиварпред 4 недели

Света архијерејска Василиева литургија во Гостивар со гости од Србија и чин на ракоположување

Гостиварпред 1 месец

Со љубов и почит кон корените – „Танец“ одржа концерт во Гостивар

Гостиварпред 3 месеци

Водици 2024 Гостивар: Осветени водите на Вардар – Бог се јави, Навистина се јави!

Гостиварпред 3 месеци

Ангелчињата во Гостивар го најавија Христовото раѓање-Бадникова поворка 2024

Спортпред 4 месеци

По првиот круг од сезоната КК Гостивар „виси“ на 8-та позиција на табелата

Спортпред 4 месеци

Кехинде од пенал му пресуди на Македонија Ѓорче Петров 1-0

Гостиварпред 7 месеци

Стефановски: Гостивар одличен како домаќин и публика, благодариме од срце!

Спортпред 8 месеци

ФК Гостивар загуби на домашен терен од Силекс 1-2

Гостиварпред 8 месеци

Осветена црквата „Св.Климент Охридски“ во Пожаране: Да го чуваме православието, секој храм е парче небо на земјата!

АНКЕТА:

Дали ќе гласате на претстојните ПРЕТСЕДАТЕЛСКИ и ПАРЛАМЕНТАРНИ ИЗБОРИ 2024?
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена