fbpx
Na ndiqni në:

Lajme

Rusia thotë se ka lëshuar sërish raketa hipersonike në Ukrainë

Botuar

  • македонски јазик

Rusia njoftoi sot se ka gjuajtur raketat e saj më të reja hipersonike në Ukrainë, duke shkatërruar një depo karburanti në jug të vendit.

“Sistemet raketore të aviacionit Kinzhal me raketa balistike hipersonike shkatërruan një depo të madhe karburanti dhe lubrifikanti të Forcave të Armatosura të Ukrainës pranë vendbanimit Kostantinivka në rajonin e Nikolaevit”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Zyrtarët ukrainas thanë sot se fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, një nga më të mëdhatë në Evropë, ishte dëmtuar rëndë nga bombardimet.

“Një nga fabrikat më të mëdha të çelikut në Evropë është shkatërruar. Humbjet ekonomike për Ukrainën janë të mëdha,” tha deputetja Lesija Vasilenko, e cila postoi një video në llogarinë e saj në Twitter, duke treguar shtylla të dendura tymi që dilnin nga kompleksi industrial.

Një tjetër ligjvënës, Serhi Taruta, shkroi në faqen e tij në Facebook se forcat ruse që rrethuan Mariupolin “pothuajse e kishin shkatërruar fabrikën”.

Drejtori i Përgjithshëm i Azovstal, Enver Ckitishvili, tha në një video-mesazh për Telegram se kompania e tij kishte marrë masa në fabrikë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt për të parandaluar ndotjen e mjedisit nëse sulmohej.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена