fbpx
Na ndiqni në:

Gostivari

Vetëm 3 raste të reja me Koronë në Gostivar, në vend 183

Botuar

  • македонски јазик

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik se në 24 orët e fundit nga 1.362 analiza të kryera janë regjistruar 183 raste të reja me KOVID-19, 845 janë shëruar dhe 9 persona kanë vdekur.

183 rastet e reja të regjistruara me KOVID-19 janë në: Shkup 135, Kavadar dhe Strumicë nga 7, Kumanovë 6, Gjevgjeli 5, Prilep, Shtip dhe Strugë nga 4, Gostivar 3, Ohër dhe Bogdanci nga 22, Manastir, Koçani, Negotinë dhe Kriva Palanka nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (183), janë regjistruar 24 reinfeksione.

Janë regjistruar 845 pacientë të shëruar nga: Shkupi 451, Manastiri 49, Velesi 42, Kavadari 36, Prilepi 34, Kumanova 30, Tetova 27, Kërçova 20, Ohri 19, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 17, Negotinë 14, Resnjë 13, Radovish 12, Strugë, Gostivar dhe Koçani nga 9, Kriva Pallanka 8, Shtipi 7, Valandova 4, Dibra 3, Dellçeva, Berova, Krusheva, Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Demir Kapija nga 2 dhe Bogdanci, Sveti Nikole, Vinica nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6 persona të vdekur: 3 të vdekur nga Shkupi (60v, 69v dhe 89v) dhe një të vdekur nga Kumanova (65v), Koçani (45v) dhe Tetova (78v). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termini im, janë raportuar edhe 3 persona të vdekur nga: Shkupi (3). Të ndjerit janë të moshës prej 68 vjet deri në 93v. Personat për të vdekur janë raportuar në periudhën prej datës 23.02. deri më 26.02.2022. Të gjithë vdiqën në spital.

Nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, sëmundje shoqëruese janë regjistruar në 7 persona.

Janë kryer 1.362 analiza përmes: ISHP-48, QSHP Kumanovë-4, Instituti i Mikrobiologjisë-130, Zan Mitrev (Filip Vtori) -45, Avicena-48, Biotek-69, Sistina-54, Nikob Lab-173, VFV Medical- 33, Eli Medikal-16, Rapid Lab-8 dhe IPSH dhe ISHP (Rapid Test) gjithsej 734.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.890.628 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 297.262, numri i të shëruarve është 284.756, numri i të vdekur është 9.010 dhe numri i rasteve aktive është 3496.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена