Na ndiqni në:

Maqedoni

Priten vendime për masa të reja, në vend 8.398 kovid raste aktive

Botuar

  • македонски јазик

Komisioni për sëmundje ngjitëse sot në mbledhjen e rregullt rreth gjendjes së korona visusit pritet të diskutohet edhe për mutacionin e ri të virusit të quajtur “Omikron”. Në seancën e qeverisë, nesër duhet të vendoset për masën e re të propozuar për stimulim financiar të mjekëve amë nëqoftëse numri i pacientëve të tyre të vaksinuar kundër Kovid-19 tejkalon 70 përqind. Pas 333 të regjistruarve të djeshëm të infektuar në shtetin tonë tash janë ajtiv 8.398 kovid raste.

– Sa i përket llojit të ri të Kovid-19 tash është ende herët të thuhet saktë, bëhet fjalë për mutacion të ri të virusit “Omikron” e cila ka muatcione të numërta sidomos në pjesën e thumbës dhe tani këtu është dyshimi se është e mundshme të jеnë më të transmetueshme sesa të gjitha muatcionet e deri tanishme. Megjithatë, ne kishim edhe shumë mutacione të tjera të cilat nuk u përhapën deri tash. Kishte edhe skenare të tjera- lloji delta që me të vërtetë u përhap gjithkund. Të gjithë këto punë do t’i rishqyrtojmë të hënën në mbledhje të Komisionit për sëmundje ngjitëse, deklaroi për mediumet për vikend ministri i resorit Venko Filipçe.

Organizata shëndetësore botërore (OSHB) të premten e identifikoi llojin B.1.1.529, të gjetur në Afrikën Jugore, e emërtoi me shkronjën greke omikron dhe e klasifikoi si shqetësues dhe me transmetim të lartë.

Në arsyetim për masën e re, ministri Filipçe tha se ky propozim është rezultat i hulumtimit dhe se e gjithë ideja është mjekët amë të jenë financiarisht të stimuluar me nga 30 denarë për pacient, kur do ta tejkalojnë 70 përqind të vaksinimit nga numri i përgjithshëm i pacientëve të bashkangjitur të cilët janë të shënuar tek to. Në seancën e fundit qeveritare ishte e vendosur që të kërkohen analiza plotësuese për propozimet me të cilët parashikohej të kërkohet vaksinim i detyrueshëm ose PCR test për shkuarje në punë.

– Jam i vetëdijshëm se këto janë një nga masat më të vështira sepse prekin një fushë në të cilën nuk kemi pasur masa deri më tani, ajo është marrëdhënia e punës, vendi i punës, por kemi arritur në përfundimin se duhet të hulumtojmë më tej dhe të shohim nëse do të ketë masa të ngjashme që nuk do të jenë aq serioze, të rrezikonjë punën e dikujt kurse në anën tjetër do të jetë nxitje për vaksinim dhe në këtë kuptim kemi punuar intensivisht, theksoi Filipçe.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se deri më 26 nëntor në vend janë vaksinuar gjithsej 828.770 qytetarë, janë rivaksinuar 794.666, dhe një dozë të tretë kanë marrë 70.937 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 215 009, të shëruar 199 064, dhe të vdekur 7 547. Nga 8.398 raste aktive, shumica janë në Shkup – 3941, më pas në Manastir – 668, Prilep – 425, Veles – 340 dhe Kavadar – 306.

Сподели ја веста:

ИСТРАЖУВАЧКА АНКЕТА:

Дали користите PayPal?

Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement

Отворени огласи за вработување:

Advertisement
Advertisement

Популарно изминативе 100 дена